Kryeministri Rama takim me Guvernatoren e komanduar në BSH

TIRANE- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me Guvernatoren e komanduar të Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni si dhe anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Kryeministri Rama ditët e fundit ka takuar Presidentin Nishani dhe disa prej anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar, si edhe me domosdoshmërinë e vazhdimit të funksionimit normal të institucionit, pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani.
Kryeministri ka shprehur besimin e tij të plotë se Banka e Shqipërisë do të dalë më e fortë, më e sigurtë dhe më transparente nga ky proces i vështirë, por i shëndetshëm ndryshimi, në një kohë kur sistemi bankar në tërësi është solid e në rritje të ndjeshme.
Policia e Shtetit ka arrestuar te premten në mbrëmje Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani si dhe Inspektoren e Përjgithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi. Fullani akuzohet për "shpërdorim detyre", pas vjedhjes së 713 milionë lekëve, të zbuluar pak javë më parë./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza (VIDEO)