/ATSH-Arbi Fortuzi/-.1000 metra katror me një qera 1 euro, është ndihma që sipërmarrjes "Mito shpk", në Berat, i është dhënë në kuadër të politikave nxitëse të qeverisë për rritjen e punësimit dhe nxitjen e sipërmarrjes.
"Brenda 6 muajve, në janar të vitit të ardhshëm do të vendosemi ne ambientin i ri. Do të shtojmë fuqinë punëtore, por kemi edhe disa iniciativa shumë pozitive si krijimi i produkteve tona dhe dëshirojmë që të krijojmë edhe një shkollë profesionale. Është një program tepër ambicioz. Aktualisht, sot, kam 400 punëtorë. Në ambientet e reja për 2 vjet objektivi është që të kemi 800 punëtorë," i tregoi sipërmarrësi Kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës në këtë fabrikë në Kuçovë.
Duke iu përgjigjur interesit të Kryeministrit sa i takon nivelit të pagesave në këtë sipërmarrje pronari i saj u shpreh se pagat nuk janë minimale siç është krijuar ide e gabuar për biznesin fason.
Kryeministri Edi Rama theksoi mbështetjen për të gjitha bizneset drejt krijimit të ciklit të mbyllur të produkteve brenda vendit. Kryeministri vlerësoi se është pjesë edhe e programit të qeverisë bashkëngjitja e këtyre sipërmarrjeve me shkollat profesionale.
"Ne do t'i mbështesim të gjithë ata të cilët si ju janë gati për ta bërë këtë kapërcim dhe kjo e bashkëngjitjes së shkollave profesionale me këto sipërmarrje, është pjesë e programit tonë.
Në bashkëpunim me bashkinë e re ne do të identifikojmë dhe vendin dhe do të bashkëpunojmë përmes Ministrisë së Mirëqenies që të ndërtojmë shkollën profesionale. Kështu që 50% e kohës të kalojë në shkollë dhe 50% e kohës të kalojë në ndërmarrje. Kjo në mënyrë që dija e marrë në shkollë mos të jetë teorike dhe nga ana tjetër eksperienca e marrë në ndërmarrje të vlejë. Sapo të mbarojnë shkollën këta nxënës të jenë të gatshëm për t'u futur si pjesë e kualifikuar e krahut të punës në ndërmarrje në nivele të ndryshme. Për këtë ne do t'iu mbështesim shumë fort," nënvizoi Kryeministri Rama.
Zhvillimi i industrisë dhe kalimi nga faza e produkteve gjysmë të gatshme drejt ciklit të mbyllur brenda vendit mbeten një objektiv i qeverisë. Drejtuesi i ndërmarrjes e njohu Kryeministrin me planin ambicioz të zgjerimit të biznesit dhe zhvendosjes brenda gjashtë mujorit të ardhshëm në ambientin e marrë me një qera simbolike, duke dyfishuar fuqinë punëtore dhe duke krijuar gjithashtu një shkollë profesionale.
/Shqiptarja.com