Kryeministri rus Mikhail Mishustin: Rusia do dëbojë shtetasit e huaj të infektuar me koronavirusin kinez

Kryeministri rus Mikhail Mishustin: Rusia do dëbojë shtetasit e huaj të infektuar me koronavirusin kinez

Rusia mund të dëbojë shtetasit e huaj nëse ata identifikohen të infektuar me koronavirusin kinez, njoftoi sot Kryeministri rus Mikhail Mishustin.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar një ligj federal që thotë se çdo i huaj mund të dëbohet nëse prania e tij paraqet një kërcënim të vërtetë për shëndetin publik.

Mishustin tha që kishte nënshkruar një plan kombëtar për të parandaluar përhapjen e infeksionit në Rusi.

TASS njofton gjithashtu se lëvizja e qytetarëve kinezë në territorin rus ka qenë e kufizuar dhe se ata të diagnostikuar me koronavirus  janë izoluar dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, numri i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 362, një shifër që tejkalon 350 viktimat në territorin kinez të shkaktuara nga epidemisa e Sars.

Që nga shfaqja e virusit në qytetin e Wuhan dhjetorin e kaluar, epidemia e koronavirusit ka prekur 24 vende, 17 392 raste janë të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë, 487 njerëz kanë dalë nga spitalet pas shërimit dhe 21.558 raste janë të dyshuara si të prekur nga koronavirusi.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi i Wuhan, numri i viktimave shkon në 362, raste të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë 17 392, evakuohen 56 shtetas italianë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja