Kryeministri Berisha do të zhvillojë një vizitë sot në Gjakovë dhe në Deçan, në Kosovë.
Fillimisht, Kryeministri Berisha do të ndalet në komunën e Gjakovës, ku në prani të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga do të zhvillohet ceremonia e zbulimit të shtatores së patriotit Ali Ibra, në qendër të këtij qyteti.
Zyra e shtypit pranë kryeministrisë, bën të ditur se në vizitë parashikohet që Berisha do të vizitojë edhe Deçanin, ku do të nderojë kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan.
Nderkohë, në Deçan ai do të pritet nga kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj, ku kryeministrit të Shqipërisë do ti jepet titulli “Qytetar Nderi i Deçanit”. Më pas, Kryeministri Berisha dhe ai i Kosovës, Thaçi do të vazhdojnë në fshatin Isniq të Deçanit, ku do të jenë të pranishëm në ceremoninë e zbulimit të shtatores së heroit Isa Boletini.
Kjo vizitë bëhet në kuadër të kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, organizuar në të gjitha trevat shqiptare.
(s.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com