Kryeministri serb, Daçiç: Gati të
bisedoj për strukturat paralele

Kryeministri serb, Daçiç: Gati të<br />bisedoj për strukturat paralele
BEOGRAD- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se është plotësisht i gatshëm që të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe se tema e dialogut të ri do të jetë “paralelizmi i institucioneve”.

“Vetëm bisedimet dhe marrëveshjet mund të ulin tensionet. Tema e dialogut të ri do të jetë “paralelizmi i institucioneve”. Qëllimi është që të gjejmë mënyrë se si të zhbllokohen dhe të jenë të pranueshme(institucionet paralele) edhe për Prishtinën edhe për serbët, që jetojnë në tërë Kosovën”, ka thënë Daçiç për gazetën Novosti.

Në pjesën veriore të Kosovës pushteti kontrollohet nga strukturat paralele që veprojnë në sajë të financimit të Beogradit zyrtar.

Strukturat e tilla nuk iu binden ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës