Kryeministri serb Daçiç ofendon
ministren Vlora Çitaku

Kryeministri serb Daçiç ofendon<br />ministren Vlora Çitaku
KOSOVE - Ofendimet që i ka bërë kryeministri serb, Ivica Daçiç, ministres për Integrime Evropiane të Kosovës, Vlora Çitaku në takimin e djeshëm me liderët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është një nga arsyet që ky takim ka dal pothuajse jashtë kontrollit.

Daçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ende nuk duhet ta vizitojë Luginën e Preshevës, edhe pse me të ka arritur marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi gjatë 17 takimeve që i kanë pasur në Bruksel.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu ka zbuluar për Zërin disa detaje të takimit ku ai thotë se shefi i qeverisë serbe e ka humbur kontrollin duke ofenduar zyrtaren kosovare dhe duke u kërcënuar.

Sipas Musliut, në një moment të takimit, Daçiç ka thënë: “Nuk isha unë në Beograd kur ka ardhë ajo e bukura nga Kosova për vizitë se me siguri do të kishte kaluar më mirë”.

Daçiç i është referuar vizitës së ministres për integrime evropiane, Vlora Çitaku e cila në muajin qershor u bë e para zyrtare e lartë kosovare që e ka vizituar kryeqytetin serb.

Pasi Daçiç takimin e kishte filluar me provokime për vizitat e zyrtarëve kosovar në Beograd, kishin ardhur edhe reagimet. Me të dëgjuar këto fjalë ka reaguar ish- lideri politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, i cili ishte pjesë e delegacionit.

Musliu ka treguar përmes telefonit se i ka thënë Daçiçit që “ju nuk jeni Don Zhuan që të flisni në këtë mënyrë sepse Don Zhuanë ka Kosova plot”.

“Pasi reagova në këtë mënyrë, Daçiçi më kërcënoi”, ka thënë Musliu.

Tensionet janë shtuar edhe më shumë kur liderët shqiptarë kanë kërkuar me ngulm zgjidhjen e statusit të shqiptarëve të Luginës.

“Ai nisi të përdor gjuhë që ka qenë karakteristikë e kohës së Slobodan Milosheviqit, por unë i thashë që edhe pse ai mund të më arrestojë, unë nuk i frikësohem”, ka thënë Musliu.

Galip Beqiri, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar gjithashtu e ka konfirmuar se takimi ishte tejet i tensionuar, ndërsa gjithçka ka nisur me ofendimet ndaj ministres për integrime evropiane.

“Ne kërkuam që kryeministri i Kosovës të vij për vizitë në Luginën e Preshevës, ndërsa Daçiç tha, që procedurat e shtetit serb ende nuk e lejojnë që Thaçi ta bëjë këtë vizitë. Ai na tha që momentalisht duhet të jeni të kënaqur që Beogradin e ka vizituar ‘ajo bukuroshja e qeverisë kosovare’ duke e ofenduar ministren Çitaku”.

Takimi i së enjtes ka pasur për qëllim që të qeveria e Beogradit të njihet me problemet me të cilat përballet popullata shqiptare e Luginës së Preshevës. Liderët shqiptarë atje kanë shkuar me shtatë kërkesa, në mesin e të cilave përmirësimi i kushteve për arsim, liria e lëvizjes dhe përmirësimi i kushteve ekonomike.

Sipas udhëheqësit të komunës së Bujanocit, liderët shqiptarë kanë kërkuar që takimet e ardhshme të jenë të organizuara dhe monitoruara nga faktori ndërkombëtar.

Takimet e tilla pritet të mbahen çdo tre muaj në Beograd.

Marrë nga gazeta Express
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin