Kryeministri serb: Jo ëndrra, po
zgjidhje realiste për Kosovën

Kryeministri serb: Jo ëndrra, po <br />zgjidhje realiste për Kosovën
BEOGRAD – Kryeministri serb Daçiç ka folur dje për raundin e ardhshëm të bisedimeve në Bruksel me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku do të diskutojnë se si të organizojnë politikisht Kosovën deri sa të zgjidhet çështja e statusit, duke theksuar se Serbia nuk është se po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës duke marrë pjesë në bisedime.

"Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por mund të pranojë që Kosova dhe Metohija të organizohen në mënyrë të tillë që serbët të mbrojnë interesat e tyre dhe të kenë komunat e tyre", ka thënë Daçiç për “TANJUG” duke përforcuar faktin se të ashtuquajturat institucione paralele do të nuk do të hiqen deri sa të arrihet një marrëveshje mbi juridiksionin e bashkësisë së komunave serbe.

"Ne po shkojmë në Bruksel për të biseduar në lidhje me funksionimin dhe paralelizmin e institucioneve në njërën anë dhe me specifikat e serbëve në anën tjetër", tha Daçiç. "Eshtë e rrezikshme të jetosh në një mirazh", tha ai, sepse "nuk ka Kosovë të pavarur dhe as Serbi me sovranitet të plotë mbi të" , ndaj janë të nevojshme zgjidhje sa më realiste për këtë çështje.

"E çfarë kanë bërë ata në pesë vjet?”, pyeti Daçiç. “Në pesë vjet pavarësi, janë njohur nga 90 vende. Dakord. Por ata mund të rrojnë edhe 100 vjet pa u njohur nga OKB-ja . Ne jemi armiku ynë më i madh i vetvetes, sepse vetë ne nuk e dimë se çfarë duam. Nga kjo pikëpamje, nuk është e lehtë të udhëheqësh delegacionin serb në Bruksel, sepse unë nuk e di nëse dikush këtu do të mbështesë ata apo jo, sepse gjithkush e interpreton politikën tonë shtetërore në mënyrën e vet”, përfundoi Daçiç.

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë