Kryeministri shqiptar frymëzim
për Chanel, parfum me emrin e tij
Nëse keni menduar që një markë e njohur mode mund të pagëzojë me emrin e një personazhi konkret një produkt të saj, vetëm nëse frymëzohet prej elegancës, klasit, sharmit dhe bukurisë së tij mahnitëse, është koha të mësoni që nuk është gjithmonë ashtu.
Nëse keni menduar që një markë e njohur mode mund të pagëzojë me emrin e një personazhi konkret një produkt të saj, vetëm nëse frymëzohet prej elegancës, klasit, sharmit dhe bukurisë së tij mahnitëse, është koha të mësoni që nuk është gjithmonë ashtu.
Një personazh që historia shqiptare e përmend shpesh si të paditur, të prapambetur dhe mbi të gjitha si tradhtar, Esat Pashë Toptanin, ka pasur një parfum me emrin e tij. Shtëpia e modës që e ka krijuar? Chanel!
E ka përmendur fillimisht Blendi Fevziu në librin “100 vjet, (1912 – 2012) Një ekskursion 100 vjeçar në politikën shqiptare”, duke thënë thjesht që një shtëpi e njohur mode kishte krijuar një parfum me emrin e tij, por detaje të hollësishme ka sjellë gazetari tjetër, Roland Qafoku, në librin “Sekretet e 33 kryeministrave”.
Në kapitullin për Esat Pashë Toptanin, kryeministër i Shqipërisë nga viti 1914 deri në vitin 1916, ai tregon për jetën e shthurur, luksoze, që nisi të bënte sapo shkeli në Paris në vitin 1919. Ai me pasurinë e madhe që zotëronte jetonte në kushte përrallore, merrte pjesë nëpër takime e ballo në sallonet mondane dhe kishte edhe një mantenutë 22 vjeçare.
Kujtojmë që në atë kohë Esat Pasha ishte 58 vjeç. Dhe ka pasur edhe një tjetër sekret. Një formulë parfumi të trashëguar nga princi i Skëndërbeut, Karl Topia, paraardhës i Esatit. Kjo formulë me bazë lulesh dhe bimësh kishte efekt mahnitës dhe Esat Pasha arriti që ajo të kthehej në një parfum nga shtëpitë më në zë të modës në atë kohë dhe sot, themeluar nga Coco Chanel.
Ishte meritë e tij që e kishte ruajtur, por edhe fat që ia kishte treguar kombinimin, komandantit të Shtabit të Forcave Aleate në Lindje që kjo aromë shekullore u kthye në një parfum me emrin Esat Pasha. Ndoshta për shtëpinë e modës, Esati nuk ishte figura me karakteristikat që e përshkruan historia shqiptare, por ishte më shumë personazhi ekzotik nga Shqipëria, me gradë gjenerali, ishkryeministër, trashëgimtar genesh fisnike dhe zotërues i një pasurie mikluese.
Flakoni mbajti emrin “Parfum d’Essad Pacha” dhe vazhdon të prodhohet nga shtëpia e modës me kërkesa ekskluzive. Një prej nuseve të kësaj dere, i ka ardhur nga Parisi dhuratë, para pak vitesh pikërisht ky parfum.
Nëse nuk doni të mendoni për figurën që i ka dhënë emrin, mendoni për atë që i ka dhënë formulën. Dhe ndoshta kjo fragrancë do ju duket me të vërtetë fisnike.
Marrë nga Revista ClassRedaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39.3%
-
Të gabuar
54.5%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 7244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor
5 Tetor, 19:20
-
‘Reshje biblike’ në Vlorë si kurrë më parë! Banorët me lot në sy: Tmerr! Mundin e një jete e mori uji! Kaluam natën jashtë, bashkia e policia nuk u përgjigjën
5 Tetor, 18:59
-
Përmbytjet, Çuçi e Vëngu në Vlorë: Situata drejt normalizimit, të gjitha strukturat në terren! Ndihmë për qytetarët dhe bizneset e dëmtuara
5 Tetor, 18:56
-
Nga mungesa e komunikimit te sekretet, disa arsye që çojnë çiftet drejt fundit të martesës
5 Tetor, 18:43
-
Dy muaj në arrati, Antonela Berisha dhe e motra strehohen në Dubai! Si u larguan nga vendi me djalin e mitur pasi shpërfytyruan me shishe qelqi Klea Prengën
5 Tetor, 18:15
-
Studimi global ngre alarmin e miopisë tek fëmijët, celularët dhe pajisjet e tjera po i verbojnë! Okulisti: 4 në 10 fëmijë shfaqin probleme
5 Tetor, 18:14
-
Flamurtari përgatit hakmarrjen, të martën Superkupa e Shqipërisë! Trajneri i vlonjateve: E mundim Tiranën
5 Tetor, 17:57
-
Kush janë 3 shenjat më ambicioze të horoskopit?
5 Tetor, 17:54
-
Gara Harris - Trump, muaji i fundit i fushatës për Shtëpinë e Bardhë
5 Tetor, 17:39
-
Pasojat e përmbytjeve në Vlorë/ Mure të shkatërruara, oborret e shtëpive dhe rrugët të mbushura me baltë
5 Tetor, 17:29
-
Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin
5 Tetor, 17:16
-
Lufta/ Media: Sulmi izraelit ndaj Iranit është i pashmangshëm! Hezbollahu: Goditëm bazën ajrore në Haifa
5 Tetor, 17:01