Kryeministri Thaçi: Nikoliç
është humbës, do iki i turpërua

Kryeministri Thaçi: Nikoliç<br />është humbës, do iki i turpërua
PRISHTINE-  “Tomislav Nikoliç është një humbës i madh. Ashtu siç është larguar i turpëruar nga Kosova në vitin 1999, ashtu do të ndodhë sërish”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit serb, i cili kishte deklaruar se do ta përdorë edhe forcën ushtarake nëse është nevoja për ta ruajtur Kosovën.

Kryeministri tha se deklaratat e tilla janë mesazhe të këqija të Serbisë në raport me Kosovën, por edhe për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin fqinjësor në rajon. Ai theksoi se mesazhet e Nikoliçit burojnë nga periudha dhe mentaliteti i Millosheviçit, të cilat kanë shkaktuar dhimbje të mëdha për popujt ballkanikë, po edhe për popullin serb.

“Një fjalor i tillë u ka shkaktuar kriza dhe vuajtje të mëdha popujve, ka shkaktuar edhe gjenocidin në Kosovë nga ana e Serbisë, ku pjesëtarë të këtij regjimi ndër kryesorët kanë qenë dhe Nikoliç edhe Daçiq, po në të njëjtën kohë theksoj se vazhdimi i këtij fjalori nënkupton vazhdimin e humbjeve të tjera të Serbisë në raport me Kosovën, sepse siç është larguar humbëse dhe turpëruese Serbia në vitin 1999, sërish do të ndodhë e njëjta gjë”, transmeton RTK fjalët e Thaçit.

Kryeministri foli edhe për ndryshimet e mundshme në koalicionin qeverisës, për të cilat është përfolur shumë ditët e fundit në media. Ai i hodhi poshtë këto paralajmërime, duke i quajtur spekulime mediale.

“Do të vazhdohet me mirëqeverisje, me suksese dhe efikasitet në punë. Natyrisht se jemi duke punuar me të gjithë, edhe me opozitën, për disa çështje që janë të rëndësishme, në veçanti për reformën zgjedhore dhe në të njëjtën kohë për perspektivën evropiane për procesin e mbikëqyrjes së pavarësisë. Në çdo pikë që na ofron me opozitën, ne do të jemi shumë afër dhe do të jemi shumë mirëkuptues, por qeveria i ka punët e veta dhe opozita në të njëjtën kohë e ka agjendën e vet”, tha Thaçi.
Marre nga koha. net
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat