Kryeministri Thaçi, refuzon
ofertën e Ramush Haradinajt

Kryeministri Thaçi, refuzon <br />ofertën e Ramush Haradinajt
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka refuzuar ofertën liderit të AAK-së Ramush Haradinaj .I pyetur se a do të jetë kryeministër edhe në vitin 2013, ose deri në fund të mandatit tuaj, kryeministri Thaçi është përgjigjur kështu për gazetën "Bota Sot": "Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të kaluara. Kam mandatin e plotë të Kuvendit të Kosovës dhe legjitimitetin e plotë qytetar. Do ta ruaj dhe do ta kultivoj besimin që qytetarët e Kosovës kanë treguar ndaj meje kur jam nominuar kandidat për kryeministër. Këtë kontratë me qytetarë me asnjë çmim, me asnjë post, me asnjë marrëveshje politike nuk e lëndoj. Andaj, do t'i kryejmë obligimet tona kushtetuese dhe ligjore. Partia Demokratike e Kosovës po fuqizohet çdo ditë e më tepër me reformat që është duke i bërë, natyrisht me koalicionin qeverisës që është aktiv, është dinamik. E kam theksuar edhe më herët dhe e përsëris se ky kabinet qeveritar është më i miri në historinë politike të Kosovës dhe do të vazhdojmë punën tonë ekzekutive".

Në kërkesën që të komentojë ofertën e Ramush Haradinajt për të udhëhequr qeverinë në një koalicion të mundshëm PDK-AAK, kryeministri Thaçi është përgjigjur se "Ramushi më tepër ka ofruar një vullnet se sa një ofertë". "Ofertën e prezanton partia që i fiton zgjedhjet dhe u ofron partnerëve të mundshëm për koalicion, andaj e mirëpres vullnetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të z. Haradinaj që të jenë pjesë e një partneriteti strategjik ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , mbi bazën politike të koalicionit qeverisës aktual", ka thënë Thaçi.

PAQJA PDK- AAK
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë avancuar dialogun për krijimin e koalicionit të ri. Ligji për zgjedhje dhe përfundimi i zgjedhjeve brenda PDK-së janë pengesat e vetme që po e ndalin hyrjen ne koalicion të dy rivalëve të moçëm Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi. Afrimi politik ka bërë edhe që dy partitë t'i tërheqin akuzat që ia bënin njëra-tjetrës dikur. Zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po e presin zyrtarizimin e koalicionit me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi. Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, pret që të ulet në krye të kabinetit qeveritar sa më shpejt që të jetë e mundur. Koha ideale, sipas zyrtarëve të afërt me të dyja partitë, do të ishte që Haradinaj të niste vitin 2013 si kryeministër, por një gjë e tillë nuk duket e arritshme për shkak të dy proceseve paralele që duhet të ndodhin paraprakisht: zgjedhjet brenda PDK-së dhe reforma e sistemit zgjedhor të Kosovës.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail-i i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail-i i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit