Kryeministri Thaçi takohet me
ministrin e Jashtëm Bumçi

Kryeministri Thaçi takohet me <br />ministrin e Jashtëm Bumçi
KOSOVE - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi  ka pritur sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Aldo Bumçi. Në takim është vlerësuar se Marrëveshja e parë e parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e përafruar në Bruksel më 19 prill, do të jetë argument shtesë për vendet që ende janë në proces të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Bumçi, përgëzoi kryeministrin Hashim Thaçi për marrëveshjen e arritur, që shënon një epokë të re me mundësi për të gjithë rajonin. Ministri Bumçi po ashtu u shpreh i bindur se kjo marrëveshje do të jetë edhe në funksion të shtimit të numrit të njohjeve për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Kryeministri Thaçi ka falënderuar ministrin Bumçi dhe Qeverinë e Shqipërisë për rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe po luan në mbështetje të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi