TIRANE- Kryeministria dhe konkretisht drejtoria e Antikorrupsionit, kishte denoncuar në polici se në disa drejtori arsimore të vendit për 1800 euro po lëshoheshin diploma false të shkollave të mesme. Ka qenë pikërisht kjo indicie që ka nisur hetimit në datën 20 mars 2014, që ka çuar në pranga 5 persona, mes tyre dhe drejtorin dhe sekretarin e një gjimnazi në Fier. Gjatë ditës së djeshme, policia tha se, ka ekzekutuar urdhër-arrestet e firmosura nga Prokuroria e Tiranës.

Koka e kësaj organizate është një grua 54-vjeçare e njohur si “Roki”, me emrin Afete Koka. Kjo gjendte dhe personat e interesuar. Më pas bashkëpunëtorët Gramoz Shehu dhe Arbër Pelo, siguronin diplomat në Fier. Në shkollën e mesme me kohë të pjesshme, diplomat i lëshonte drejtori Andrea Haxha dhe sekretarja Aleksia Troka. Të 5 të ndaluarit, akuzohen për disa vepra penale.