84-vjeç kineasti Mit’hat Fagu, nga fillimet e viteve ’90 jeton në Itali. Në 3 dekada punë në ish-Kinostudio, Shqipërisë i la krahas filmit artistik “Prita”, disa filma dokumentarë” e një kontribut të çmuar në filmin vizatimor. Në Shqipëri po bën përpjekjen e radhës për të fituar pension të posaçëm “për rezultate të dallueshme në fushën e kulturës dhe arteve”.
Por e gjitha nga mbetur tek Këshilli i Ministrave, një vendim që nuk merret.
“Më vjen shumë keq, ky përçmim që ndiej nga administrata shtetërore për figurën time, për kontributin tim që kam dhënë në kinematografinë shqiptare dhe që jam vetësakrifikuar...kam kërkuar të drejtën legjitime për pension të veçantë se jam shumë i vonuar pas 30 vjetëve. Ministria e Kulturës e aprovon emrin tim 4 herë radhazi, dhe 4 herë radhazi unë hiqem nga administrata e Kryeministrisë. Dhe kjo më vë pozicion të vështirë të them të drejtën. Sepse unë ëndërroj të kthehem në Shqipëri, por me atë pension qesharak, 11500 lekë nuk mund të jetoj sepse jeta në Shqipëri është shumë shumë e shtrenjtë!”, thotë kineasti.
Vitet e fundit Fagu ka ndjekur emrat që kanë përfituar këtë pension special, duke tentuar të kuptoj për shkaqet që e përjashtojnë vetë atë.
“Ka shembuj të tjerë që kanë bërë kërkesa si unë dhe e kanë marrë! Janë 15 emra çdo vit që aprovohen , mbesin 14, hiqet vetëm emri im. Fillova të hulumtoj për këta 14 të tjerët. Shumica ishin sportistë, një artistë, dhe një njeri që s’kishte bërë asgjë për këtë vend. Mos harrojmë që në diktaturë jam internuar dhe unë 12 vjet”, thotë Fagu.
Largimi nga ish Kinostudio në vitin 1973 pas filmit dokumentar “Në shtigjet e revolucionit tekniko-shkencor”, e të tjera peripecira që i ka sjell puna me filmin, ishin disa nga goditjet që mori nga diktatura. Ndërsa në Itali po përgatitet një botim kritik për veprimtarinë e tij artistike, që do të titullohet “Disidenti”
“Pishman që jam harruar nga vendi im! Edhe ky është pishman i madh!” thotë regjisori.
SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pensionet/ Propozimi i Shehit në Kuvend: Të fillojë përllogaritja e viteve të punës nga mosha 16-vjeç
28 Janar, 16:17
-
Njohja e periudhave të punës para ’94, miratohen ndryshimet te 'Ligjet', zv.ministrja Manjani: Do njihen pa pengesa proceduriale! Përfitojnë 40 mijë persona në vit
23 Janar, 14:27
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikon marrëveshjen, pritet Senati! Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
9 Janar, 16:39
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
Rritet me 2 muaj mosha e daljes në pension për gratë! 'Halli i vjetër’ i skemës shoqëron edhe në 2025, ekspertët: Vështirë të rishikohet
6 Janar, 18:51
-
Vitet e punë para 94’ por pa dokumente, do njihen për pension! Gonxhja: Projektligji eliminon proceset e zgjatura gjyqësore
28 Dhjetor 2024, 15:20
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor 2024, 21:56
-
Mblidhet Këshilli i Ministrave, miraton ndryshimet në buxhet! Miratohet fondi për voton e diasporës e bonusi i pranverës për pensionistët
19 Dhjetor 2024, 21:42
-
Miratohet pr.ligji/ Njihet çdo ditë pune para ‘93 edhe nëse s’është e dokumentuar! Përfitojnë rreth 29 mijë persona që punuan në kooperativë e ish-ndërmarrjet shtetërore
19 Dhjetor 2024, 08:51
-
Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas
18 Dhjetor 2024, 17:49
Shtetit i duhen leket per te te bere nje varrim dinjitos sepse ashtu duket sikur te ka nderuar, pavaresisht se per se gjalli te la me 80 euro pension.
PërgjigjuNjerzit e NDERSHEM qe punojneme pasterti e ndershmeriper ate popull, PERBUZEN nga te PA After qe sot ndodhen ne qeverisje!!!