Kryeministrit serb i lejohet vizita
në Kosovë, e konfirmon Thaçi

Kryeministrit serb i lejohet vizita<br />në Kosovë, e konfirmon Thaçi
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar të premten në mbledhjen e Qeverisë se zyrtarisht ka pranuar kërkesën e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, për ta vizituar të shtunën Manastirin e Graçanicës.

Thaçi tha se Kosova është shtet modern dhe i pavarur dhe respekton vlerat religjioze e humanitare edhe të qytetarëve tjerë.

Ai në mbledhjen e Qeverisë, deklaroi se ka marr një kërkesë zyrtare për leje nga homologu i tij serb, Ivica Daçiç, për të vizituar nesër Kosovën. Ai tha se kjo vizitë do të lejohet meqënese është kryekëput vizitë religjioze.

“Më lejoni të sqarojë për të gjithë qytetarët e Kosovës, se kërkesa e kryeministrit të Serbisë është me karakter strikt religjioz dhe unë konsideroj që nuk ka asnjë arsye që të mos lejohet një vizitë e tillë”.

Ai duke arsyetuar vendimin e tij, tha se Kosova është shtet modern dhe i pavarur, prandaj ndan vlera të përbashkëta civilizuese perëndimore.

Thaçi tha se është i vetëdijshëm se kjo vizitë do të ngjallë debate dhe reagime në Kosovë, të cilat sipas tij, nga disa do të përdoren edhe për qëllime elektorale. ”Jemi në fushatë elektorale, e dimë se do të ketë menjëherë reagime nga spektri apo individë politik për karakter elektoral. Por, unë i pyes këta kritik se cila do të duhej të ishte përgjigja e Kosovës që të mos tolerojë vizita në Manastir apo me karakter humanitar, të cilat dalin përtej politikës ditore apo shtetërore?”.

Ndryshe vizita e Daçiçit pason atë të ministrit serb për Kosovën, Aleksandar Vulin, të cilit autoritetet në Kosovë ia kishin ndaluar hyrjen për shkak se kishte shkelur kushtet e përcaktuara.

Kryeministri Thaçi në mbledhjen e qeverisë tha se Vulin ka hyrë ilegalisht në Kosovë, por nuk ka përmendur për masat eventuale që do të mund të zbatoheshin në këtë rast.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin