Kryeministrja britanike e shqetësuar për përdorimin e pijeve energjike, zotohet t’i ndalojë me ligj

Kryeministrja britanike e shqetësuar për përdorimin e pijeve energjike, zotohet t’i ndalojë me ligj

Foto Ilustruese

Kryeministrja britanike, Thereza May ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me përdorimin e konsumimin e pijeve energjike, kryesisht nga fëmijët. Kështu fëmijët e shkollave do të ndalohen së bleri pije energjike, mbi rregullat e reja të forta që do të vendosë kryeministrja May në Angli.

Ky vendim drastik vjen pas frikës se këto pije shkakktojnë obezitet, prishje dhëmbësh, rritje nervozizmi dhe probleme me gjumin tek të rinjtë. Zbulimet kanë treguar se 2/3 e të rinjve janë të dhënë pas pijeve energjike, madje edhe ¼ e fëmijëve të moshës nga 6-9 vjeç.

Por një pije me 250 ml mund të përmbajë 80 mg kafeinë, e barabartë me një filxhan të madh kafeje të fortë si dhe 3 kanaçe Coca Cola. Ato përmbajë 65% më shumë sheqer se pijet normale.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis