Ja çfarë ndodh në trupin tonë kur konsumojmë pije energjike

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për pijet energjike dhe problemet që krijohen në organizëm nga konsumi i tepërt.

”Së pari dua të them që është bërë një përkufizim i gabuar për termin pije energjike, pasi më shumë se energji ato janë stimulues që në fakt kanë sheqer, kafeinë dhe vitamina, sikurse disa kimikate në formë koktejli” e nis kështu bisedën në skype nga Suedia nutricionisti i njohur Altin Joka. Industria e pijeve energjike bazohet tek kafeja, duke reklamuar sasinë e kafesë që është një stimulator, kafeja në vetvete nuk është një pije energjike, por një stimulator.

”Nivel energjie të pastër ne na vjen nga glukoza dhe frutoza që na japin energji të vërtetë” shtoi Altini. Cilat janë dëmet që shkaktohen nga konsumi i pijeve energjike në organizëm? Së pari konsumi i pijeve energjike e gjen të papërgatitur mëlçinë, së dyti niveli i sheqerit i tepërt bën që mëlçia t’a metabolizojë këtë sasi, pa harruar nivelin e ngjyruesve dhe kimikateve. Më pas dëmtohet stomaku dhe muret e zorrëve nga gazi, më pas veshkat të cilat nuk bëjnë një filtrim të mirë.

”Në momentin që një pije energjike futet në organizëm, brenda 7 minutash, të rrahurat e zemrës rriten, më pas presioni i gjakut, më pas rritet niveli i dopaminës në mënyrë artificiale dhe kur niveli bie, trupi ynë i kërkon sërish këto kimikate” shprehet Altini.

”Pa diskutuar nivelin e lartë të sheqerit dhe elementëve të tjerë që futen në trup, pasi pija përfundon mund të kemi gjendje ankthi nëse konsumojmë sasi të mëdha. Pijet energjike krijojnë varësi, janë thjeshtë një marketing i mirë për industrinë. Le të shohim përbërësit e këtyre pijeve. Së pari kanë nivel të lartë sheqeri, nuk kanë glukozë, por frutozë të ardhur nga shurupi i misrit. Konsumi i pijeve energjike shkatërron mikrobakteret e stomakut duke krijuar probleme të tjera, dëmtojmë 10 aminoacidet bazë, pa harruar dëmet në veshka dhe pankreas, sikurse rritet niveli i kolesterolit, pa harruar problemet e depresionit, hiperaktivitetit dhe problemet e zemrës, dëmtimin e sistemin imunitar, uljen e memories, problemet në tëmth, probleme me hemoroidet si dhe dëmtimin e dhëmbëve” theksoi nutricionisti Joka.

”Një tjetër gabim është kur pijet energjike përzihen me alkool, pasi nuk kuptohet sasia që hyn në organizëm nga përzjerja” shtoi ai. Kur një person konsumon një pije të tillë, konsumon 2-3 filxhanë ekspresi në të njëjtën kohë dhe disa bustina sheqer, brenda 5-10 minutave. Në fund Altini paralajmëroi prindërit që të mbajnë larg fëmijët e tyre nga pijet energjike, për shkak të pasojave të parikuperueshme që mund të kenë më vonë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë