Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen u pyet për deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me aftësinë e Evropës për të mbrojtur veten.
Gjatë një konferencë në një universitet në Paris, ku ishte i pranishëm edhe homologu grenlandez, Jens Frederik Nielsen, Frederiksen tha se mbrojtja e Europës do të ishte jashtëzakonisht e vështirë me mënyrën se si janë gjërat aktualisht.
Frederiksen shtoi se riarmatimi i Europës duhet të jetë përparësia kryesore për të ulur varësinë nga SHBA-ja.
“Kur shikon inteligjencën, armët bërthamore e kështu me radhë, ne varemi nga SHBA-ja”, theksoi ajo.
Por Frederiksen këmbënguli se Europa është në gjendje të bëjë më shumë sesa thuhet publikisht.
Megjithatë, sipas saj, riarmatimi i Europës duhet të jetë gjëja më e rëndësishme për udhëheqësit evropianë, duke shtuar se viti 2035 do të ishte tepër i vonë si objektiv.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk do të vendosë tarifa, pasi është arritur pajtueshmëri për kornizën e marrëveshjes për Groenlandën, teritorit autonom, por pjesë të Danimarkës
Gatë fjalimit para udhëheqësve botërorë në Davos, ai kishte thënë se donte bisedime të menjëhershme për ta blerë Grenlandën.
Ai thotë se dëshiron ta ketë kontrollin mbi territorin autonom të Danimarkës, për arsye të sigurisë kombëtare.
Ndërkaq, Parlamenti Evropian ka pezulluar procesin e ratifikimit të marrëveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të tensioneve lidhur me Groenlandën.
Komente









