Kryeministrja e Serbisë: Kurti fajtor, kemi rritur gatishmërinë luftarake në rast sulmesh

Kryeministrja e Serbisë: Kurti fajtor, kemi rritur gatishmërinë luftarake në rast sulmesh

1671631362_vhgmbhjl.png

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, komentoi urdhrin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë serbe dhe thotë se ky vendim i Vuçiç vjen si pasojë e kërcënimeve të Kurtit.

“Ngritja e gatishmërisë së plotë luftarake do të thotë se ne jemi të gatshëm të reagojmë nëse dikush sulmon serbët në Kosovë”, tha Ana Brnabiç.

Ajo akuzoi kryeministrin e Kosovës, Kurti se situata e tensionuar vjen nga pala kosovare dhe nga kërcënimet për heqjen e barrikadave me forcë, duke iu referuar deklaratave të fundit të Kurtit, por edhe deklaratave të mëparshme që ka thëne se heqja e barrikadave në kufi mund të sjellë viktima.

 “Shpresoj se partnerët ndërkombëtarë do të kenë arsye të mjaftueshme për të mos lejuar këtë gjë. Serbët në Kosovë janë vetëm duke kërkuar sundimin në bazë të ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut”, tha kryeministrja e Serbisë

Ajo u pyet nga gazetarët që t’i përgjigjet spekulimeve të disa mediave pro-qeveritare serbe për ekzistencën e forcave të armatosura serbe në Kosovë, Bërnabiq nuk ka dashur të shtoj informacione dhe ka thënë se pyetjet duhet t’i drejtohen atyre që e kanë thënë gjë.

 E pyetur nëse kishte informacion për forca të armatosura serbe në Kosovë, Bërnabiç tha se “nuk do të flas për këtë në këtë moment”.


Lajmi kryesor:

Tensionet në veri të Kosovës, serbët shtojnë barrikadat! Brnabiç ashpërson ‘tonet’: Ne do fitojmë, Kurti do dështojë! Vuçiç rrit gatishmërinë luftarake


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy