Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç i bëri thirrje BE-së që të ndihmojë ish-policin serb Dejan Pantiçin të lirohet nga paraburgimi. Ajo shton se ai ndihet i kërcënuar nga tensionet në veri të Kosovës dhe nga çfarë po ndodh me të.
Në një takim të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, kryeministrja serbe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dukë i kujtuar ata për situatat që janë degraduar në veri të Kosovës, ku sipas saj njërëz të pafajshëm janë arrestuar. Madje, ajo fajëson kryeministrin Kurti për situatën e krijuar mes dy vendeve duke thënë se kriza dhe tensioni në veri të Kosovës është një zgjedhje e qëllimshme nga kryemnistri Kurti, me qëllim që t;i bëjë presion Beogradit dhe të ketë mbrojtje nga ndërkombëtarët.
Sipas saj, në Kosovë çdo gjë do të ishte ndryshe nëse do të zbatohej Marrëveshja e Brukselit, sepse situata do të ishte më e qëndrueshme dhe më paqësore, do të vazhdonin bisedimet me Prishtinën dhe do të ktheheshin serbët në institucionet e Prishtinës.
Lajmi kryesor: