Kryeministrja e Zelandës së Re jep dorëheqjen: Nuk kam më energji! Do t'i bëja shërbim të keq vendit nëse do të vazhdoja

Kryeministrja e Zelandës së Re jep dorëheqjen: Nuk kam më energji! Do t'i bëja shërbim të keq vendit nëse do të vazhdoja

Jacinda Ardern

Jacinda Ardern ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministres së Zelandës së Re përpara zgjedhjeve të këtij viti pas gati 6 viteve në krye të qeverisë. Deputetët e Partisë Laburiste do të votojnë për të gjetur zëvendësuesin e saj të dielën.

Njoftimi vjen pasi sondazhet tregojnë se partia përballet me një rrugë të vështirë për t'u rizgjedhur më 14 tetor. Ardern, 42 vjeç, tha se kishte marrë kohë për të shqyrtuar të ardhmen e saj gjatë pushimeve verore, duke shpresuar se do të gjente energjinë për të vijuar drejtimin, por mesa duket nuk do ta bëjë.

"Do t'i bëja një shërbim të keq Zelandës së Re nëse do të vazhdoja," u tha ajo gazetarëve të enjten. Nëse asnjë pasardhës i mundshëm nuk merr mbështetjen e dy të tretave të dhomës së partisë, vota do t'i shkojë anëtarëve laikëve të Laburistëve.

Ardern u bë gruaja më e re në krye të qeverisë në botë kur u zgjodh kryeministre në vitin 2017, në moshën 37-vjeçare. Një vit më vonë ajo u bë liderja e dytë e zgjedhur në botë që lindi gjatë kohës që ishte në detyrë, pas Benazir Bhutto të Pakistanit në 1990.

Ajo drejtoi Zelandën e Re përmes krizës pandemisë Covid-19 dhe recesionit që pasoi ndërsa të vështirë kishte edhe të trajtonte cështjen e të shtënave në xhaminë Christchurch dhe shpërthimin vullkanik të Ishullit të Bardhë. Ardern tha se pesë vitet e fundit e gjysmë kanë qenë më të përmbushurit e jetës së saj, por drejtimi i vendit gjatë ‘krizës’ ka qenë i vështirë.

/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elena: 19/01/2023 08:27

    Kjo eshte nje nga krijesat me te peshtira te politikes boterore. Nen justifikimin e dhimbshurise dhe perkujdesjes, burgosi nje popull te tere, dhe neper intervistat e saj, pranoi me kenaqesi qe po e ndante shoqerine ne dy klasa: ate te elitave te vaksinuara, dhe te gjysem-njerezve te pavaksinuar. Rruge te mbare! Mos u duksh me ne ekrane!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë