'Çmenduria' e 33-vjeçarit në Tiranë! Kryente manovra të rrezikshme, përplasi 2 makina, e aksidentoi rëndë efektivin e 'Shqiponjave' në tentativë për t'i ikur policisë! I vihen prangat e i hiqet patenta

TIRANË- Marlind Ymeraj, është një nga ato drejtues mjetesh që meriton një dënim shëmbullor për shkak të rrezikshmërisë publike që paraqet. Këtë herë papërgjegjshmëria ka kaluar çdo kufi, ai nuk ka vetëm veten në rrezik, por edhe të efektivëve të policisë. Brenda 10 ditëve ai është gjobitur 3 herë për manovra të rrezikshme, por kjo nuk e ka ndalur në "marrëzinë" e tij, që sot ka arritur kulmin. Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ai po kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij 'Benz' në Tiranë. Policia ka shkuar për ta ndalur, por ai sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësinë duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar.

Në ndihmë të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar edhe Forca e  Posaçme “Shqiponjat” dhe shërbimet e tjera, të cilët i kanë bllokuar rrugën automjetit, në bulevardin “Gjergj Fishta”, me qëllim që të ndalonte, por 33-vjeçari përsëri nuk i është bindur urdhrit për ndalim, duke aksidentuar mjetin e Policisë dhe efektivin e “Shqiponjave” dhe më pas është larguar. Nga sa mësohet, Punonjësi i policisë S. L. ndodhet në spital, pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e gjymtyrëve.   

Ai ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke aksidentuar dhe një mjet tjetër të Policisë, por më pas është bërë i mundur ndalimi, neutralizimi dhe prangosja e tij.  Për pasojë, Policia Rrugore i ka hequr patentën, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë dhe qarkullim në sens të kundërt, i ka vendosur gjobë 100.000 lekë dhe i ka bllokuar 'Benzin' për 1 muaj. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton, ku shihet qartë që përplasja ka qenë shumë e fortë, sa makina e policisë ka marrë dëmtime të mëdha.

33-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Shkatërrim i pronës” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

1625663673_Sequence03.00125110.Still010.jpg

Benzi i 33-vjeçarit 

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/07/2021 02:06

    Me nje rezyme te tille,qe kushedi sa ka per t'u pasuruar ne te ardhmen,ky po lidh kontrate per nje << banese te perjetshme>> ne Sharre.Me vjen keq, qe iu duka vetja e tepert mbi Toke,aq me teper qe qenka dhe i ri, 33 vjec.

    Përgjigju
  • Tiku: 07/07/2021 19:04

    Vallai paska bo shpikje ky prokurori me kto veprat penale qe e akuzoka ket karagjozin. Futi vrasje e mbetur ne tentative per shkak te detyres dhe ta shofim si bohet ky pastaj, si nuse aty ke 313. Po kti sduhet me i heq patenten po duhet me i shkerdhy motren

    Përgjigju
    • XXX: 07/07/2021 21:23

      Po me te motren cke ti?

    • Titi: 07/07/2021 21:16

      Ke shume te drejte!! Ka tentu me vra efektivin e policise, imagjino nje qytetari te thjeshte ca i bo ky. Prandaj duhet bo shembull ky

  • Fritz: 07/07/2021 18:27

    Ky duhet kalbur ne burg, keta thone gjobe e heqje patente.

    Përgjigju
  • Ori: 07/07/2021 18:17

    Nuk mund ti qelloj policia mbi kto plera se Basha kerkon dorheqjen e qeveris nese policia asgjeson nje kriminel.Nje parti si PD do jet gjithmon ne anen e krimit

    Përgjigju
    • Pallmall: 08/07/2021 07:37

      Na myten komunistat qe vetem te hane bar e te votojne enverin dine... nuk marrin veshje fare po fare fare nga I hyn nga I del

  • ligji dhe edvini: 07/07/2021 18:14

    edhe ai do denohet sa e ka kufij ligji. ne duhet te ndryshohet ligji shkruaj legjislatorit. ska denim shembullor. as ne kohen e enverit skish. denohet ne max e asaj qe ka ligji. kuptohet ketu eshte sme pelqen ti mua te jap nje denim ad personem.

    Përgjigju
  • Leo: 07/07/2021 17:26

    Po maqinen e policis dhe policin kush dota rregulloje, dhe policit kush doti pergjigjet per demin qe ika bo ky hajdut? Sikur denimi eshte shum i lehte per ato qe ka bere,dhe daljen ne orarin e ndalimit mbas ores 12-00'.

    Përgjigju
  • Policia: 07/07/2021 17:06

    Falendero zotin qe je ne Albanistan se te ishe ne Usa apo ku do ta kyshin mbushur b*en me plumba o vemje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës