Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetari i parlamentit iranian që udhëhoqi negociatat në Islamabad, ka ironizuar Donald Trumpin në një postim në X, duke iu referuar planeve të SHBA-ve për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit.

“Shijoni çmimet e tanishme të karburantit. Me të ashtuquajturin ‘bllokim’, së shpejti do të ndjeni nostalgji për naftën 4–5 dollarë,” thuhet në postim, i shoqëruar me një hartë që duket se tregon çmimet e karburantit rreth Uashingtonit.

Në një deklaratë të mëparshme të transmetuar nga mediat iraniane, Ghalibaf tha se Irani nuk do të “dorëzohet nën kërcënime”.

Çmimet e naftës u rritën mbi 100 dollarë për fuçi pasi tregjet e energjisë u rihapën pas dështimit të bisedimeve midis SHBA-ve dhe Iranit për një marrëveshje të re, ndërsa Trump deklaroi se do të vendosë bllokadë ndaj porteve iraniane.

Nafta Brent është rreth 102 dollarë, ndërsa ka shqetësime se përshkallëzimi i konfliktit mund të thellojë më tej krizën energjetike globale.


Lajmi kryesor:

Trump ‘sulmon’ Papa Leone XIV: Është i dobët dhe i tmerrshëm në politikën e jashtme! Vatikani: Deklaratë impotence! Sot pasdite nis bllokada e SHBA-ve në Hormuz