Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, një nga nënshkrueset e deklaratës
Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, njofton se ka nënshkruar deklaratën e përbashkët “Kthejini Zërin Grave Afgane”.
Ky dokument është firmosur së bashku me 20 gra Kryeparlamentare, mes tyre; Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, Kryeparlamentarja e Francës, Yaël Braun-Pivet, Presidentja e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Francina Armengol, etj.
Në deklaratë theksohet angazhimi i përbashkët për të mbrojtur të drejtat e grave kudo që janë të nëpërkëmbura dhe të shtypura, beteja për barazi, dinjitet dhe liri, si betejë e të gjitha grave për njerëzimin tonë të përbashkët.
“Domosdoshmëri e të drejtave themelore dhe barazisë, të cilën Unioni Ndër-parlamentar, “Parlamenti i Parlamenteve” ka mbështetur vazhdimisht, është që kërkoi shfuqizimin e “ligjit për veset dhe virtytet” menjëherë sapo u miratua. Ne, nga ana jonë, i bëjmë thirrje regjimit Taliban të shfuqizojë menjëherë këtë dekret dhe të gjitha ligjet e tjera diskriminuese”, theksohet në deklaratë.
Dhe më tej theksohet se nuk do mungojë mbështetja ndaj grave afgane:
“Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Grave duam të ndërmarrim një angazhim të qartë: ne nuk do t’i braktisim kurrë gratë afgane. Do të vazhdojmë të jemi zëri i atyre që u mbyllet goja. Në të gjitha nivelet, situata e grave afgane do të jetë në agjendën e diskutimeve në parlamentet tona. Edhe Samiti i dytë i Grave Kryeparlamentare, në Quebec, do të na japë mundësinë për të forcuar më tej mobilizimin tonë të përbashkët.”-theksohet në deklaratën e përbashkët”.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.5%
-
Jo
52.1%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Kryetarja e parlamentit çek vizitë zyrtare në Tiranë, takon Spiropalin
25 Nëntor, 13:15
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Dita e Alfabetit, Kuvendi i Shqipërisë i dhuron Muzeut fotot e ditëve të Kongresit të Manastirit! Spiropali reciton 'Gjuha shqype' të Gjergj Fishtës
21 Nëntor, 19:03
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli'/ Spiropali takim me Grupin e Deputetëve 'Miqtë e fëmijëve': Të propozojmë ligje më të forta kundër dhunës
20 Nëntor, 14:59
-
Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit (VIDEO)
19 Nëntor, 20:03
-
Sot 80 vjetori i Çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë, homazhe te ‘Ushtari i Panjohur’! Veliaj: Të lëmë përçarjet për përparimin e shoqërisë
17 Nëntor, 08:29
-
Samiti për klimën në Baku/ Spiropali takim me kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit
16 Nëntor, 22:27
-
Kuvendi/ Debate të forta, Bardhi: Hajduti dy metra intimidoi deputetët e opozitës! Shtyni me 3 javë afatin e Komisionit! Spiropali: Mos fyeni, e shtymë dy herë
14 Nëntor, 10:31
-
Ervin Salianji reagon nga Burgu i Fierit: Skandal, Spiropali nuk dërgon në SPAK hetimin e TIMS! Ndaj më burgosën, kamikaze e Ramës
14 Nëntor, 09:31
-
Spiropali pret homologun e Maqedonisë së Veriut Gashi: Shqiptarët faktor stabiliteti, respektimi i gjuhës shqipe dhe të drejtave i shërben integrimit
13 Nëntor, 14:32
-
Turqia dëbon nga territori i saj 325 shtetas afganë
10 Nëntor, 16:06
-
Spiropali: Shqipëria, rol aktiv në bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon
7 Nëntor, 16:45