Kryepeshkopi Anastas uron Krishtlindjet: Të kultivojmë paqe brenda vetes dhe me të tjerët, mburrja dhe krenaria nxitin konflikte

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes. Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve, kryepeshkopi Anastas bën thirrje që të kultivojmë paqen brenda vetes dhe me të tjerët.

‘Paqja nuk është thjesht një urim, por është dhuratë hyjnore dhe arrihet përmes bashkëpunimit të njeriut me Perëndinë.’- thuhet në mesazhin e Peshkopit Anastas.

Mesazhi i plotë i Kryepeshkopit Anastas

† ANASTASI

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

KRISHTLINDJE 2022

“Ti, që je Perëndi i paqes dhe Atë i dhembshur,  na dërgove Engjëllin e Këshillit tënd të madh,  që na dhuron paqe...”.

(Zbritësoret e së kremtes së Krishtlindjes)

Dëshira e zjarrtë për paqe së fundmi është kthyer në dhimbje të përditshme, klithmë dhe përgjërim për qindra mijëra njerëz. Për shkak të luftës së papranueshme katastrofike të Rusisë kundër Ukrainës, mbizotëron një hidhërim i pamasë. Në të njëjtën kohë, konflikte të armatosura ka në Siri, në Jemen dhe, përgjithësisht, në Azi e në Afrikë, dhe sulmet terroriste janë të shpeshta në qendrat e mëdha urbane perëndimore. Botën vazhdojnë ta mundojnë edhe luftërat e një lloji tjetër, ato ekonomike, diplomatike, ideologjike. Dhuna dhe arbitrariteti nuk kursyen së përdhosuri as vendet e shenjta. Për interesat e fuqive të ndryshme, keqinformimi përdoret si armë luftarake për të nënshtruar mendimin dhe ndërgjegjen e shumë njerëzve.

E kremtja e Krishtlindjes thekson jo vetëm kërkesën dhe dëshirën për paqe, por tregon edhe mënyrën se si mund të arrihet ajo. Ardhja e Shpëtimtarit të botës, Jisu Krishtit, që u prit me himnin engjëllor: “Lavdi Perëndisë në më të lartat dhe mbi dhenë paqe, dhe mbi njerëzit mirëdashje” (Llk. 2:14), përbën përmbushjen e profecisë së Isaisë (shek. 8 pr. Kr.): “Se një djalë na lindi... dhe do të quhet Engjëll i Këshillit të madh, Këshilltar i mrekullueshëm, Perëndi i fuqishëm, Mbizotërues, Princ i paqes, Atë i jetës së amshuar... dhe paqja e tij nuk do të ketë kufij...” (Isa. 9:6-7).

Paqja nuk është thjesht një urim, por është dhuratë hyjnore dhe arrihet përmes bashkëpunimit të njeriut me Perëndinë. Rrezatimi i hirit hyjnor është i mirëqenë, ndërsa përpjekja e njeriut pritet të ndodhë. Përvoja e krishterë orthodhokse dëshmon për një paqe të shumanshme me veten, me të tjerët, me Perëndinë, me krijimin. Në rrafshin profetik, Krishtlindja përmbledh, në trajtën e tyre fillestare, të vërtetat e mëdha, të cilat shpalosen plotësisht gjatë jetës së Krishtit, kulmojnë me Pësimin dhe Ngjalljen dhe jetësohen nga Kisha në të kremtet e mëdha.

Në pamje të parë, e kundërta e paqes mendohet të jetë lufta. Jam i bindur se e kundërta e paqes, thellë-thellë, është egocentrizmi, në trajta të ndryshme: mburrje, krenari, sedër e sëmurë, mendjemadhësi; është ky që prish marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e popujve dhe nxit konflikte të vogla e të mëdha. Brenda dritës së Lindjes së Krishtit shfaqet qartazi, gjithashtu, se egocentrizmi mposhtet përmes dashurisë dhe përulësisë, të cilat janë kushtet paraprake për vendosjen e paqes. 

Thelbi i mesazhit të krishterë është ky: “Aq shumë e deshi Perëndia botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme” (Jn. 3:16). Shprehjet e dashurisë, të përcaktuara nga besimi i krishterë, rrezatojnë pareshtur në Personin e Jisu Krishtit dhe të atyre që e ndjekin pas me përkushtim. Sikurse thekson edhe shën Maksim Omologjeti: “Mjaft njerëz kanë folur shumë për dashurinë, por nëse e kërkon atë, do ta gjesh vetëm te nxënësit e Krishtit, sepse vetëm ata kanë pasur si mësues të dashurisë vetë Dashurinë e vërtetë” (Rreth Dashurisë, 4, 100).

Biri dhe Fjala e Perëndisë nuk u bë njeri për të na parashtruar një teori të përgjithshme e të papërkufizuar rreth dashurisë, po për të na e zbuluar atë duke qëndruar mes nesh; për të hedhur dritë, përmes njohjes së Perëndisë, mbi të vërtetën që “Perëndia është dashuri. Kush qëndron në dashurinë, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia qëndron në të” (1 Jn. 4:16). Tufa e rrezeve të dritës së dashurisë përmban gjithë spektrin e virtyteve: drejtësinë, mirësinë, faljen, të vërtetën, që janë kushtet paraprake për forcimin e paqes. 

Biri dhe Fjala e Perëndisë, i Gjithëfuqishmi dhe i Pakuptueshmi për mendjen, falë dhembshurisë së Tij pa kufi, merr natyrë njerëzore që ta lartësojë atë në mënyrë të paperceptueshme për mendjen e njeriut drejt hyjnizimit sipas hirit. Perëndinjeriu erdhi si foshnjë, si fëmijë i pafajshëm, dhe, me tërë jetën dhe flijimin e Tij, na nxit: “Mësoni nga unë, se kam zemër të butë dhe të përulur, dhe do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj” (Mt. 11:29).

“... Të udhëhequr drejt dritës së njohjes së Perëndisë”. 

Me ndjenja mirënjohjeje për dritën e mahnitshme të njohjes së Perëndisë, që na dhuron Zoti ynë Jisu Krisht me Lindjen e Tij, le ta lavdërojmë Atë duke kultivuar paqen brenda vetes, me të tjerët dhe me Perëndinë; dhe le të përpiqemi të jemi bashkëpunëtorë të Tij, sipas porosisë së Tij: "Lum paqebërësit, se ata do të quhen bij të Perëndisë” (Mt. 5:9).

Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri 2023 qoftë paqeprurës dhe shëndetplotë!

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 23/12/2022 17:28

    Ky ështé Zagar serborus…!

    Përgjigju
  • Coli: 23/12/2022 16:17

    Akoma rron ky qen!

    Përgjigju
  • Kisha Autoqefale Shqiptare: 23/12/2022 15:27

    Unë ortodoks shqiptar jam por nuk të njoh ty në krye të kishës Ortodokse Shqiptare! Ti dhe ata grekët si punë jote mos na jepni mësim për paqe, harmoni e tolerancë sepse nuk jeni njerzit e duhur, ata "minoritarët" tuaj gëzojnë çdo lloj të drejte në Shqipëri ndërsa ata 1.5 milion shqiptarë në Greqi, fut këtu edhe Arvanitasit (shqiptarët etnik) NUK GËZOJNË ASNJË TË DREJTË në Greqi, dhe Greqia nuk njeh madje as pakica kombëtare. Shko thuaja Miçotaqit që të kthejë pronat çamëve, që të lejojë shkolla shqipe në Greqi, të bëjë ligjin për pensionet! Apo doni vetëm të bullizoni ju? vetëm sepse na kërkohet vota juaj për çdo hap Evropian, kërcënoni me VETO ju

    Përgjigju
  • Salziu salziu: 23/12/2022 14:50

    Kryepewhkopi i fundit i kishes autoqefale ka qene shqiptar dhe ai ishte gjyshi i Gramoz Pashkoe , baba i Josifit. Ti ia di per nder Saliut qe te lejoi ne Shqiperi. Prandaj ne vitet e veshtira 90 per shiak te keq qeverisjes ti ne mesha thoje Zot mbro presidentin e republikes. Kjo ishte qeshatake dhe qeshnim ne Pashke se thonim cfar lidhje ka kisha me presidentin

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 23/12/2022 14:37

    O Jenullatos! Uroje ate qe te sollen ty me 40 hajdutet te tjere nga Greqia ne Shqiperi,te rih apesh Kishen autoqefale ortodokse shqiptare.Ne kishim Kishen tone ortodokse autoqefale Jenullatos,kishim edhe kryepeshkopin tone shqiptar.Nuk na duheshe ti fare,biri i atyre qe na mallkuan neve per popull dhe tone shqipe.Janullatos uroje vetem ate qe te sollmi ne Shqiperi,Jo neve Janullatos,nuk na duhesh per te na mallkuar,Mjafte na kane mallkuar neve,gjuhe dhe atdheun tone paraardhesit tuaj.

    Përgjigju
  • Gjergj: 23/12/2022 13:36

    "Paqe"? Sa kushton ajo "paqja" juaj mo? 300€ nè muaj apo mè shumè sepse kohè inflacioni tani? Po na uron paqe, i dèrguari i njè "kishe" qè edhe gjuhèn shqipe, e ka deklaruar tè mallkuar, i njè kishe qè ka planifikuar dhe frymèzuar spastrimet etnike nè Çamèri dhe kudo jetonin shqiptarè dhe kurrè nuk e kanè ndjerè nevojèn e pastrimit tè ndèrgjegjes sè vrasèsit? Kur ju flisni pèr paqe, unè kam para syve "priftèrinjtè" nè Paramithi qè "bekonin" hordhitè e Zervès dhe ata tè sotmit qè "bekojnè" Kacifas. Asgjè nuk ka ndryshuar zotèri,,,ju jini kètu nè Shqipèri pèr gjithçka tjetèr por kurrè pèr paqe.!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive