Kryepeshkopi Irinej: Të kthejmë
sa më shumë serbë në Kosovë

Kryepeshkopi Irinej: Të kthejmë<br />sa më shumë serbë në Kosovë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ka thënë se detyrë kryesore e Serbisë është kthimi i sa më shumë serbëve në Kosovë.

“Tragjedia dhe problemi ynë janë se populli nuk është kthyer. Zgjidhja e parë dhe detyra kryesore është të kthejmë sa më shumë njerëz në Kosovë”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”.

Irinej ka shfaqur shpresën se Rusia do ta ndihmojë Serbinë për ta ruajtur Kosovën.

“Shpresojmë që Rusia do të na ndihmojë të ruajmë atë që gjithmonë ka qenë e jona”, është shprehur ai.

Patriarku serb ka shfaqur shpresën se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pikëpamje të njëjta me Kishën, kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Besoj se Presidenti ynë mendon ashtu siç mendon Kisha dhe populli serb”, ka thënë Irinej, duke u përgjigjur në një pyetje lidhur me nismën e Vuçiçit për dialog të brendshëm në Serbi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre