Kryepeshkopi ukrainas takim me Papa Françeskun: Nuk ka marrëveshje me Rusinë nëse na shohin si koloni

Kryepeshkopi ukrainas takim me Papa Françeskun: Nuk ka marrëveshje me Rusinë nëse na shohin si koloni

1667835257_PapaFraneskudhe.PNG

Kreu i Kishës Katolike të Ukrainës me ritin bizantin, Sviatoslav Shevchuk, është takuar me Papa Françeskun gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në fund të shkurtit.

Shevchuk tha pas takimit se nuk mund të ketë dialog me Rusinë për sa kohë që Moska e konsideron Ukrainën një koloni të nënshtruar.

“Lufta në Ukrainë është një luftë koloniale dhe propozimet e paqes nga Rusia janë propozime të paqësimit kolonial. Këto propozime nënkuptojnë mohimin e ekzistencës së popullit ukrainas, të historisë së tij, kulturës dhe madje edhe kishës së tij. Është mohimi i vetë të drejtës së shtetit ukrainas për të ekzistuar me sovranitetin dhe integritetin territorial që njihet nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Shevchuk.

Me këto premisa, propozimeve të Rusisë u mungon baza për dialog”, tha ai pas takimit me Françeskun në Vatikan.

Shevchuk, i cili disa herë e ka nxitur Papën të vizitojë Kievin, i dha Françeskut një copëz nga një minierë ruse që shkatërroi fasadën e një kishe në Irpin në mars. Rreth 200-300 civilë u vranë në Irpin, afër Kievit, përpara se qyteti të merrej përsëri nga forcat ruse në fund të marsit.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Peskov: Rusia është e hapur për negociata! Rishi Sunak do të vizitojë shumë shpejt Ukrainën! Shefi i OKB-së thirrje samitit të Klimës: Bashkëpunoni ose vdisni


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona