Kryepiskopi Anastas në gjendje të rëndë shëndetësore, besimtarët në Korçë luten për shëndetin e tij në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'

Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Korçë, është mbajtur sot (10 janar) një ceremoni paraklis për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Besimtarët e pranishëm u mblodhën për të lutur dhe kërkuar shërim për Kryepeshkopin, duke ndezur një qiri që simbolizonte shpresën dhe jetën.

Pjesëmarrja ka qenë e madhe, me qytetarë që kanë shprehur besimin e tyre për një rikuperim të shpejtë dhe të plotë, duke e mbështetur me lutje këtë moment të vështirë.

“Na vjen keq. Ta kaloj edhe këtë radhë Kryepeshkopi ynë për të gjitha të mirat që ka bërë për fenë ronë ortodokse. Zoti ta shërojë”, tha një qytetare.

"Urojmë të bëhet sa më mirë, pavarësisht moshës. Në radhë të parë ai është njeri", tha një besimtar tjetër.

"Na dhimbset shumë, shërim të shpejtë i dhëntë Zoti", u shpreh një tjetër.

Kryepiskopi Anastas fillimisht u shtrua më 30 dhjetor 2024 në një spital privat në Tiranë, për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar, ku u shtrua në spitalin Ungjillëzimi.

Prej kësaj date gjendja shëndetësore e Kryepiskopit është përkeqësuar, teksa mjekët kanë qenë skeptik edhe për një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të moshës madhore të Fortlumturisë së tij (95 vjeç).

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime