ATHINË - Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi, i cili u transportua me avion nga Tirana në kryeqytetin grek mesditën e së premtes, është kritike Fortlumturia e tij ndodhet i shtruar në spitalin “Ungjillëzimi” të Athinës.
Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës 4 janar, bëjnë me dije mediat greke, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.
Gjithashtu, dhe në një reagim zyrtar të Kishës Orthodhokse, thuhet se Kryepiskopi Anastas është në gjendje kritike për jetën.
'Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, zotit Anastas.
Gjendja aktuale shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, zotit Anastas, vlerësohet nga mjekët trajtues si kritike.
NGA ADMINISTRATA E SPITALIT "EVANGJELISMOS", thuhet në reagimin e Kishës Orthodhokse.
Sakaq, ditën e sotme në spital ka shkuar edhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili është interesuar për shëndetin e Fortlumturisë së tij. Mitsotakis thonë mediat greke u informua nga Anastasia Kotanidou, që ka monitoruar nga afër gjendjen e Kryepiskopit Anastas. Ndërkohë që burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se në mbrëmje është shprehur interesim dhe nga ambasada jonë në Athinë.
Para shtrimit në spital në spitalin Ungjillëzimi, hierarku 95-vjeçar, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit.
Ai u shtrua fillimisht në një spital privat në Tiranë më 30 dhjetor. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, për shkak të hemorragjisë në gastrit, u vendos transferimi i tij në Greqi gjatë 3 janarit, për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas u shtrua në një spital në Tiranë më datën 30 dhjetor, për shkak të virozave të stinës. Megjithatë në ditët e para të vitit, u pa e nevojshme një trajtim më i specializuar për Fortlumturinë e tij, pasi shfaqi probleme të gjakderdhjes në stomak.
Po ky “kryepeshkopi” i “Shqipërisë” perse nuk shkon në një spital në Tiranë, eh? Apo është vetëm një kal i trojës greke ne tokën tonë?
PërgjigjuO qor ..,ai ka vdekur,,por e mbajne opinionin me te ngrohta.....populli duhet ta marre lajmin me ngadale ,,,pa kolpo...
PërgjigjuSherim te shpejte ne boten tjeter Uroj te jeme I gabuar,por koha do te vertetoje qe Greqia pasi te na le shendetin Anastasi,do kembenguli te zgjedhe serish ne krye te kishes ortodokse shqiptare nje grek tjeter dhe ky do te jete nje nga problemet e tjera midis dy vendeve.Koha te kemi nje kryepeshkop shqiptare ne krye te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare
PërgjigjuJam kureshtar, ki do ti duket dheu me i lehte?! Do ta lene peshqesh qe te kujtohen besimtaret per te si ahenjtor apo do ta mbajne atu Lu eshte?! Sa 'rregulla' te brendshme jane thyer QE NGA emerimi i tij dhe ne vazhdim...
PërgjigjuSherim te shpejte kryebariut dhe she jtorit tone!
PërgjigjuShko puthi kembet bariut ti se per 100€ u le dhe su…. Jorgove te greqise. Si nuk u erdhen trute ne vend qe ky vend do peshkop e prifterinj shqiptar e jo spiuna te greqise. Vazhdo lepiji kembet ti ktyre su… shpuarve.
I uroj një shërim të shpejtë zoti e ka në dorë Por Kisha ortodokse autoqefale e Shqipërisë dhe e Nolit
PërgjigjuShqiperia eshte shtet laik, ska pse tr skoj ambasada per vizite, per me teper ai eshte Peshkop i Shqiperise dhe jo i nje vendi te huaj qe te futet ne loje ministria e jashtme. Greqia eshte shtet fetar me kushtetute si Arabia Saudite apo Irani, prandaj dhe mplekset politika me kishen.
Përgjigjui urojme sherim te shpejte ketij njeriu te duruar te perendise
Përgjigjugjynah,,iku i shkreti,,, cdo gje e ka nje fund...
PërgjigjuGjynah thote arabja. Mire qe sthoni qofsh i xhenetit o allah akbarara.