Kryepolici Didi largon 50 efektivë
të forcave specialeve të policisë

Kryepolici Didi largon 50 efektivë<br />të forcave specialeve të policisë
TIRANE- Edhe 50 efektivë të Forcës së Posaçme Operacionale janë larguar dje nga detyra, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi. Burimet e policisë thanë se ata janë liruar nga policia, me arsyetimin e shkurtimit të funksionit organik të punës, si rezultat i miratimit të strukturës së re dhe limitit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për pranime të oficerëve brenda radhëve të saj.

Ndërkaq, nga burime të policisë mësohet se kësaj radhe nuk ka transferime për oficerët, por vetëm largim nga puna. Oficerëve të Njësisë Speciale i’u bëhet me dije se Policia e Shtetit, për momentin nuk ka mundësi për t’i emëruar ata në një detyrë tjetër. Për rrjedhojë të 50 efektivët janë liruar nga Policia e Shtetit. Ndërkaq, mësohet se pagesa financiare 50 efektivëve do t’iu ndërpritet më datën 16 nëntor 2013, ku ata do të shkëputen përfundimisht nga policia.

Ç’ është njësia elitë
Një pjesë e madhe e 50 efektiv të liruar dje, por edhe të paktën 30 të tjerë, që janë larguar më parë, ishin të trajnuar nga FBI e misione të tjera ndërkombëtare si PAMECA apo ICITAP, të cilat mbështesin Policinë e Shtetit me trainime dhe donacione, në luftën e tyre ndaj krimit. Mosha mestare efektivëve të liruar është 30 vjeç ndërsa 80 për qind e tyre është me arsim të lartë. Struktura e mëparshme kishte në organikë 90 efektivë dhe me strukturën e re mbeten 40 efektivë.

Në një reagim shtesë, Policia e Shtetit ka sqaruar se lirimi është bërë në kuadër të riorganizmit që do të thotë shpërndarje e efektivave të këtij sektori në struktura të tjera në të ardhmen, sipas gradave përkatëse dhe pozicioneve. Kjo forcë operacionale, ka marrë pjesë në qindra aksione të Policisë së Shtetit, ku spikat ai në pistën “Iliria”, në Durrës, në vitin 2009, kur, në përpjekje për të arrestuar të kërkuarin Dritan Dajti, humbën jetën 4 efektivë nga ky seksion.
 
Neni që mundëson lirimet që ende po vazhdojnë
 
Si arsye që një oficer të lirohet apo përjashtohet, sipas nenit 57, përmendet paaftësia nga ana shëndetësore, kur mbush moshën, nuk kalon kursin e policisë, apo i shkurtohet funksioni organik dhe nuk kërkon uljen në gradë. Pikërisht kjo e fundit, po përfshin me qindra efektivë policie, ku denoncime të ndryshme fjasin për të paktën 2000 të larguar. Tashmë ësshtë fakt që të gjitha drejtorët e policive, nëndrejtorët, shefat e sektorëve apo shefat e komisariateve, janë ndërruar, pas mbërritjes së Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme, ndërsa priten lëvizje të tjera. Sektorët më të prekur kanë qenë ai i Policisë Rrugore, krimi ekonomik dhe Garda e Republikës, ku me dhjetra efektivë ose kanë dhënë dorëheqjen, kur s’kanë pranuar uljen në gradë, ose janë larguar nga radhët e policisë.
 
Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)
Shkrimi u publikua sot (13.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/ekonomi/2733/brukseli-nuk-bete-zgjedhjen-me-te-mire-186838.html#sthash.2xeLhZHB.dpuf

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza më vdekjeprurës për gazetarët

Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza më vdekjeprurës për gazetarët