Policia Rrugore si pikë kontrolli në rrugët nacionale dhe zona të tjera të vendit, tashmë i përket së kaluarës. Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në kuadër të riorganizimit të punës së uniformave blu, shërbimet e dukshme të bluve si pika kontrolli nuk do të ekzistojnë më.
Në telegramin e shpërndarë drejt të gjitha drejtorive vendore vend, kryepolici Hita e argumenton këtë urdhër me shqetësimet e ngritura nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve për ndalimet rutinë, të cilat sipas tyre janë kryer pa një bazë të qartë ligjore, si edhe për vonesat e panevojshme të shkaktuara gjatë udhëtimeve.
Sipas udhëzimeve të reja, shkeljet e qarkullimit rrugor duhet të evidentohen kryesisht përmes teknologjisë, duke përdorur radarët e shpejtësisë në mënyrë automatike, si edhe dronët monitorues. Në vijim, në disa akse të rëndësishme në vend pritet të instalohen kamerat inteligjente në kuadër të projektit “Smart City”, dhe në këtë formë prania e policisë në formë fizike është e panevojshme.
Megjithatë, për shkak të rasteve specifike dhe situatës kur konstatimi i shkeljeve në prezencë të drejtuesve të mjeteve, telegrami udhëzon që të hartohet një plan i qartë masash për pikat e kontrollit dhe në krye të tyre të jenë shefat e sektorëve apo seksioneve të policisë rrugore.
Ky vendim i Hitës, i hyrë tashmë në fuqi që prej 10 prillit, pritet të shihet me sy pozitiv nga qytetarët edhe sa i përket një fenomeni të shëmtuar të bluve, rastet e korrupsionit të vogël, të cilat tradicionalisht janë bërë për të shmangur shoferët për marrjen e gjobave me vlera të mëdha.
Komente












Edhe para 3 vitesh Rama këto patrull i hoqi! por nuk funksionoj se bandat më uniformë të Rrugores dolën mëtë fortë se Rama dhe nuk i hoqen fare! Kam frikë se kjo është lojë! Ka shpresa tek ky Drejtori i ri Hita këtë tadhë dota bëjë.
PërgjigjuPyetja eshte si do marrin leket policet? Se me ate rroge nuk shkohet ne shtepi
PërgjigjuEpo, po s`te pelqeu rroga, duhet kerkuar pune tjeter, keshtu kemi bere te gjithe. E kuptoj qe "puna ne Shtet" eshte e pelqyer, por ama pelqehet nga dembelet, frikacaket , te pandershmit dhe ndonje person qe ka mbetur me te vertete ZOTERi (jane me pakice).
Te fjejne nje pune tjeter
Gezohem qe doli nje drejtor policie qe heq abuzimet nga rruga policia rrugore me e korruptuara nder vite
Përgjigju