Kryepolici Proda pret ambasadorin Fabrizio Bucci: Bashkëpunim i ngushtë me autoritetet italiane për të luftuar krimin

Kryepolici Proda pret ambasadorin Fabrizio Bucci: Bashkëpunim i ngushtë me autoritetet italiane për të luftuar krimin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit priti Ambasadorin italian Fabrizio Bucci dhe Ekspertin e Sigurisë Dr. Salvatore Gava.

Krahas prezantimit, në një atmosferë shumë të përzemërt, u vlerësua bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me forcat policore në Itali dhe u dakordësua për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Drejtori Proda shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e gjithanshëm me forcat e Policisë italiane (Policinë e Shtetit, Karabinierët dhe Guardia di Finanza që gjejnë shprehjen e tyre në Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor), si dhe për mbështetjen në luftën kundër terrorizmit, grupeve kriminale, kultivimi dhe trafikimi i narkotikëve, migracioni i paligjshëm, si dhe për gjurmimin e pasurive që rrjedhin nga krimi.

Bashkëpunimi prej dekadash ka rezultuar në skuadra të shumta hetimore dhe operacione të përbashkëta policore, pjesërisht për kapjen e personave të kërkuar ndërkombëtarisht.

Ky bashkëpunim u zgjerua gjatë sezonit veror, si dhe për aspekte të tjera të edukimit dhe trajnimit të personelit policor.

Ndërkohë, Ambasadori dhe Eksperti i Sigurisë uruan Drejtor Prodën për detyrën e re dhe konfirmuan gatishmërinë e forcave të Policisë italiane për të bashkëpunuar ngushtë me Policinë shqiptare, si një partnere e barabartë, profesioniste dhe e besueshme, në të gjitha betejat e përbashkëta kundër krimit, me synimin për të garantuar sigurinë e qytetarëve të të dy vendeve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?