Kryeprokurori Çela udhëzim për mbrojtjen e të miturve në një proces penal: Garantoni të drejtat

Kryeprokurori Çela udhëzim për mbrojtjen e të miturve në një proces penal: Garantoni të drejtat

Olsjan Çela

Një udhëzim i Prokurorit  të Përgjithshëm Olsian Çela ka përcaktuar të drejtat dhe garancitë që i jepen të miturit gjatë procesit të hetimit dhe ndjekjes penale  pavarësisht cilësimit të tij (i pandehur,  dëshmitar etj) dhe do të bëhet sistemi i integruar i të dhënave për të miturit të mblidhen dhe raportohen.

Udhëzimi i dërguar të gjitha prokurorive të rretheve synon mbrojtjen e të drejtave të të miturve qofshin këta autorë,viktima apo dëshmitarë. Udhëzimi mban datën 15 nëntor 2021.

Ky udhëzim i përgjithshëm ka për qëllim rritjen e efiçencës, efektivitetit dhe reduktimin e afateve, dhe jo vetëm, në hetimin dhe ndjekjen penale të çështjeve me dhe ndaj të miturve, në konflikt me ligjin, viktime dhe/ose dëshmitar, të udhëhequr nga parimet e një drejtësie penale sa më miqësore dhe i interesit më të lartë të të miturit si dhe garantimi i drejtave të tyre, në mënyrë që të kontribuohet në uljen e kriminalitetit te të miturit. Rehabilitimin, riintegrimin dhe eliminimin e dhunës ndaj tyre.

Udhëzimi synon gjithashtu edhe unifikimin e disa procedurave e akteve procedurale penale në çështjet me të mitur, në përputhje me praktikat më të mira dhe standardet ndërkombëtare në drejtësinë penale për të mitur.

(Kliko këtu për të lexuar udhëzim për mbrojtjen e të miturve )

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?