Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.
Fillimisht në këtë takim kryeprokurori Lumezi e njoftoi kryeministrin Mustafa me sfidat me te cilat po ballafaqohet dhe synimet e tij si kryeprokuror i Shtetit që kanë për qëllim të vetëm rritjen e efikasitetit të punës së prokurorit të Shtetit.
Kryeprokurori Lumezi mori përkrahje nga kryeministri Mustafa, në emër të Qeverisë së Kosovës, duke e inkurajuar që të punojë pa ndikime politike, pasi që Prokurori i Shtetit, është dhe duhet të jetë institucion i pavarur.
Kryeministri Mustafa i premtoi kryeprokurorit Lumezi se Qeveria do ta përkrahë maksimalisht kryeprokurorin e Shtetit, gjithmonë duke u ruajtur nga ndërhyrja dhe nga infiltrimi politik, pasiqë dëshirojmë që së bashku t'i realizojmë detyrat tona sa i përket zhvillimit ekonomik, forcimit të shtetit ligjor, dhe luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit.
/atsh/
/Shqiptarja.com