Kryeqyteti helen ‘nën pushtetin e ujit’! Rrethohen nga uji teksa ishin në shkollë, nxënësit krijojnë ‘urën me banka’ për të shpëtuar

GREQI-  Kryeqyteti helen është dorëzuar i gjithi “nën pushtetin e ujit”! Shiu i dendur dhe pa pushim i ditëve të fundit ka shndërruar rrugët në lumenj, me ujin që ka shkuar deri në 60 cm, duke i bërë ato të pakalueshme ka qytetarët dhe automjetet.

Në zonën e Kolonës, shirat kanë hyrë në shtëpi dhe dyqane, ndërsa njerëzit e dëshpëruar janë në “luftë” me kohën dhe motin e keq për të shpëtuar pasuritë e tyre.

Në një gjimnaz në Nea Filadelfia, nxënësit mbetën të bllokuar në klasat e tyre për shkak se uji është futur në të gjithë katin e parë. Në mënyrë që të bënin të mundur kalimin, mësuesit krijuan një “urë me banka” që të ndihmonin studentët të dilnin pa u “zhytur” në ujë.

“Uji ka shkuar deri në 40 cm, nëse nuk do të gjenim një zgjidhje të shpejtë, situata do të përkeqësohej”, tha një prej mësuesve në atë shkollë.

Në një tjetër zonë, në Nea Zmirni, poshtë një ure për shkak të akumulimit të madh të ujit, dhjetëra makina kanë mbetur të bllokuara, ndërsa punonjësit e Bashkisë po mundohen t’i ndihmojnë të dalin prej aty.

Situata në Greqi, sa vjen edhe përkeqësohet për shkak të motit të keq. Shirat pritët të vijojnë me të njëjtin intensitet.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:20
Krijuan një 'zinxhir' të kapur dorë prej dore pasi autobusi u mbush me ujë, udhtarët përjetuan momente tmerri! Kritike situata e shiut në Greqi

 

Me sy të frikësuar dhe ujin që i arrinte deri në gjunjë, udhëtarët e një autobusi që u bllokua nga shiu poshtë një ure në kryeqytetin helen kanë kaluar minuta tmerri derisa arritën të dilnin prej ti.

Të kapur dore prej dore, ata krijuan një "zinxhir" përmes së cilit ndihmuan njeri tjetrin të dilnin duke kaluar "lumin" e krijuar nga shiu i cili nuk ndalte ritmin. Pamjet e orëve të fundit nga Greqia janë drithëruese.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës