Ndodhemi në ditën e 10-të të karantimit, por shpirtërat artistikë të vendosura nëpër lagjet e Tiranës po japin një atmosferë të këndshme nga ballkonet e shtëpisë.
Një nga ata është edhe Ailend Fani, i cili këtë mbrëmje këndoi live nga shtëpia për të gjithë banorët e lagjes Irfan Tomini.
Ai shpeshherë këndon live nëpër bare të ndryshme të kryeqytetit, por në këto kushte ka zgjedhur një mënyrë unike.
Nën tingujt e “Ta dish ti ç'pesoj kjo zemer”, këngë nga Flor Mumajesi dhe Mihallaq Andrea, shumë prej banorëve u bënë kuriozë të dëgjonin.
Ata dolën nëpër ballkone duke shijuar muzikën nën perëndimin e diellit.
Ailendi jo vetëm që këndoi live, por u fut edhe në rolin e DJ në disa këngë të tjera, duke sjellë koncert live në karantinë.
Pas performancës së tij, të gjithë banorët duartrokitën në shenjë respekti për artistin duke shpresuar që të dhurojë edhe mbrëmje të tjera si kjo.
Por nuk mbaron këtu, pasi vajza e tij 13-vjeçare e filmonte teksa këndonte për të gjithë përfshirë edhe familjen.
Kjo është mënyra më e mirë që kanë zgjedhur disa artistë, që pavarësisht kushteve vazhdojnë të japin pak nga arti i tyre i pafundmë.
Kujtojmë që Italia nisi me këtë mënyrë argëtimi në këto ditë izolimi për pjesën më të madhe të botës dhe u pasua nga shumë vende, ku një prej tyre është Shqipëria.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?
-
Po
21%
-
Jo
73.7%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 186
Lajme të tjera
-
Billie Eilish shkëmben puthje në buzë me një vajzë në festivalin muzikor Coachella
16 Prill, 14:04
-
Shakira surprizon në Coachella 2024, jep lajmin e bukur për fansat e saj
15 Prill, 14:57
-
FOTO/ Pesë nga festivalet më të famshme të muzikës në botë
30 Janar, 14:22
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Kejt Hitaj fiton festivalin ‘Mikrofoni i Artë Vaçe Zela’! Koncerti u bë për kauzën e ndihmës së fëmijëve në nevojë
24 Tetor 2023, 17:30
-
Në 'Metropol' për 'Me këndu Zërin'! Robert Bisha bën bashkë artistë shqiptarë e italian për tri net: Tradita muzikore e dy vendeve dhe eksperimentimet me vokalin
6 Tetor 2023, 15:28
-
Sanremo’ në sheshin ‘Italia’, artistët finalistë të Festivalit: Ajo skenë, emblematike! MC Kresha, mesazh të rinjve: Mos reshtni së punuari për ëndrrat tuaja
23 Shtator 2023, 14:21
-
Taylor Swift vendos rekorde të reja, arrin 100 milionë dëgjues në 'Spotify' dhe rreth 1 mld dollarë fitime në koncerte
31 Gusht 2023, 10:54
-
Dëgjohen më shumë se vetë muzika zvicerane, këngët shqiptare depërtojnë në tregun muzikor në Zvicër
29 Korrik 2023, 10:08
-
Ansambël harqesh e kuartete, muzikë klasike në Lezhë! Nxënësit e shkollës ‘Besëlidhja’ në piano dhe violinë
25 Korrik 2023, 15:34
-
VIDEO/ Nga performanca me flamurin kuq e zi në krahë e deri te premtimi për tu rikthyer sërish! Ricky Martin ndez Tiranën me tingujt e muzikës latine
21 Korrik 2023, 10:17
-
Sërish dedikim për Kiarën! Ja si titullohet kënga e re e Luiz Ejllit
20 Korrik 2023, 15:13
Ose i prish terezin
Përgjigju