Teori të reja konspirative janë ndezur në Rusi nga vdekja e papritur drejtorit të përgjithshëm dhe kryeredaktorit të gazetës ‘Komosomolskaya Pravda’. Vladimir Sungorkin thuhet se po shfaqte shenja "asfiksie" kur u gjet i vdekur të mërkurën gjatë një udhëtimi pune.
68-vjeçari po udhëtonte drejt Khabarovsk qytet rus në kufi me Kinën bashkë me kolegët e gazetës dhe para se të niseshin për në Moskë, kur ra pa ndjenja. Fjalët e fundit të Sungorkinit para rënies raportohet se kanë qenë "le të shkojmë të gjejmë një vend të mirë për të ngrënë".
Sipas kolegut të tij Leonid Zakharov, tre minuta pasi ra, Sungorkin filloi të shfaqte simptoma të gulçimit, kështu që ata e nxorrën jashtë për të marrë pak ajër. Por, tha ai, askush nuk mund ta shpëtonte, ndërsa mjeku që ekzaminoi trupin e tij tha se vdekja ishte për shkak të një ataku kardiak.
Komsomolskaya Pravda është njohur prej kohësh si një gazetë e vendosur pro-Kremlinit. Mediat e huaja shprehen se ky është një tjetër aleat kryesor i Presidentit Rus që vdes në rrethana misterioze, e supozuar si goditje kardiake.