PRISHTINË - Astrit Gashi, kryeredaktor i të përditshmes “Zëri”, në një shkrim tijin paralajmëron të tjera fakte në lidhje me skandalin e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ai thotë se “pavarësia energjetike e Kosovës është po aq vitale sa deklarata e pavarësisë”.
Por ai thotë se ajo që e habit është se në Kosovë po heshtin për këtë çështje, ndërkohë që në Shqipëri po ziejnë. “Në Kosovë kjo çështje u hesht, si dhe shumë gjëra të tjera. As nuk na përkrahu dhe as nuk na përgënjeshtroi askush, për dallim nga Shqipëria. Politikanët tanë në qeveri dhe në opozitë u bënë sikur të ishte puna për Afganistanin dhe jo për Kosovën. Heshtën po këta të njëjtit politikanë, që ishin dhe janë në gjendje të afrohen dhe të largohen me këdo, qoftë ky Berisha, Rama apo Topi, edhe për 100 euro. I frikësohen aq shumë popullaritetit të Berishës, sa gëzohen si fëmijët kur dikush e kritikon (kujtoni kabllogramin e Thaçit), por nuk guxojnë as të hapin gojën kundër tij, edhe kur është në pyetje interesi i vendit. E duan të ligë edhe atë, bile më të ligë se vetja, por nuk guxojnë t’ia thonë. U strukën madje edhe ata që gojën e kanë plot me Shqipëri e me bashkim. Nuk janë qytetarë dhe nuk kanë guxim, ky është dallimi mes nesh dhe tyre.
Kur e pa ballinën e së hënës, një mik gazetar më tha: “Nuk është faji i historisë që jemi kështu si jemi sot, këndej e andej kufirit”. Mendimit të tij nuk kam asgjë për t’i shtuar veçse ‘Jemi një’ në krim e korrupsion,” shkruan Gashi.
(Marrë nga “Tema”)
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com