Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste nuk ka kaluar si në vaj, por është debatuar në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Emri i ish-kreut socialist Fatos Nano i vetëofruar si kandidat për kreun e shtetit ka qënë në qendër të diskutimit të deputetit Malaj. I cili ashtu si më parë ka kërkuar sërish në mbledhjen e djeshme të kryesisë që të kandidohet nga PS. "Pse të mos e kandidojmë Nanon për president, çfarë na pengon. Nuk duhet të përjashtohet. Dhe duhet më shumë transparencë për çështjen e Presidentit", mësohet të ketë thënë Malaj. Por në ndryshim nga herët e tjera, nuk ka qënë kryetari i PS, Rama ai që ka kundërshtuar Malajn për një kandidat politik, përfshirë dhe Nanon, por kanë qënë anëtarët e kryesisë ata që kanë thënë se është e vështirë të kandidohet për shkak se në kushtet e pamundësisë së krijimit të mazhorancës së votave, kreu i qeverisë Berisha do të fuste në garë një kandidat politik, që do të anashkalonte sërish socialistët dhe votat e tyre do t'i bënte të pavlefshme. Ndërkohë që kryetari socialist Rama i është përmbajtur sërish linjës që duhet të negociohet për të arritur konsensusin, dhe do të paraqiten dhe emrat nëse u jepet mundësia për një gjë të tillë. Duke evituar përmendjen e emrave, Rama është shprehur se socialistët në varësi të negociatatve do të paraqesin listën e tyre. "Nëse na jepet mundësia për të zgjedhur nëse hapet rruga e konsensusit, atëherë kemi një listë", mësohet të ketë thënë Rama. Ndërkohë që në mbledhjen e djeshme të kryesisë të gjithë anëtarët kanë ndarë të njejtin qëndrim se nuk duhet t'u merret fytyra njerëzve që anancohen për të kandiduar, kur ende nuk është arritur konsensusi. Por ka qënë i ashpër anëtari i kryesisë Braçe në qëndrimin tij, teksa ka kërkuar me insistim një strategji më agresive për çështjen e Presidentit. "Duhet të jemi më agresive për Presidentin. Jemi jashtë loje për presidentin, duhet të hyjmë në lojë. Berisha na ka përjashtuar ndaj duhet të reagojmë fort dhe më me agresivitet politik", mësohet të jetë shprehur Braçe. I cili ka qënë në të njejtën linjë me anëtarët e tjerë të kryesisë se nuk duhet të dilet me emra ndërkohë që PS është tërësisht e mënjanuar dhe për më tepër që nuk ka numrat për të vendosur kreun e ri të shtetit. Ndërkohë që kryetari i PS, Rama ka dalë në një komunikim me median lidhur me vendimet e kryesisë së PS, paraditen e djeshme. Ai ka pohuar se në zgjedhjet e 2013, PS e sheh veten fituese. "PS do të qeverisë Shqipërinë vitin e ardhshëm dhe unë si njeriu që vitin e ardhshëm të kem përgjegjësinë që do qeverisë", tha kreu i PS. Ai deklaroi se ka shumë pak gjëra të cilat ndajnë konsensusin me PD për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. "Shumë pak gjëra e ndajnë opozitën me qevrinë për të hapur dritën në tunelin e një krize që duhet të mbarojë. Kemi mundësi t'i drejtohemi familjes evropiane. Uroj mbështetjen e presidentit të ri konsensual dhe shqiptarët të marrin atë që meritojnë", tha Rama. Ai konfirmoi gatishmërinë e opozitës për arritjen e konsensusit. "Jemi të gatshëm që tani në çdo orë ditën e natë që para raundit të katërt të dalim para shqiptarëve e t'u themi: U arrit marrëveshja e domosdoshme. S'kemi në këtë proces tundim që të çfokusohemi nga qëllimi i madh që mishëron interesin kombëtar. Nëse do ishim shumica, nuk do të ishim ngritur nga tavolina pa i dhënë zgjidhje bashkë me pakicën për këto probleme", tha Rama, duke nënvizuar se është i gatshëm për të pritur çdo ftesë për të gjetur zgjidhjen.Mbledhja e kryesisë së
Partisë Socialiste
nuk ka kaluar si në vaj, por është debatuar në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Emri i ish-kreut socialist Fatos Nano i vetëofruar si kandidat për kreun e shtetit ka qënë në qendër të diskutimit të deputetit Malaj. I cili ashtu si më parë ka kërkuar sërish në mbledhjen e djeshme të kryesisë që të kandidohet nga PS. "Pse të mos e kandidojmë Nanon për president, çfarë na pengon. Nuk duhet të përjashtohet. Dhe duhet më shumë transparencë për çështjen e Presidentit", mësohet të ketë thënë Malaj. Por në ndryshim nga herët e tjera, nuk ka qënë kryetari i PS, Rama ai që ka kundërshtuar Malajn për një kandidat politik, përfshirë dhe Nanon, por kanë qënë anëtarët e kryesisë ata që kanë thënë se është e vështirë të kandidohet për shkak se në kushtet e pamundësisë së krijimit të mazhorancës së votave, kreu i qeverisë Berisha do të fuste në garë një kandidat politik, që do të anashkalonte sërish socialistët dhe votat e tyre do t'i bënte të pavlefshme. Ndërkohë që kryetari socialist Rama i është përmbajtur sërish linjës që duhet të negociohet për të arritur konsensusin, dhe do të paraqiten dhe emrat nëse u jepet mundësia për një gjë të tillë. Duke evituar përmendjen e emrave, Rama është shprehur se socialistët në varësi të negociatatve do të paraqesin listën e tyre. "Nëse na jepet mundësia për të zgjedhur nëse hapet rruga e konsensusit, atëherë kemi një listë", mësohet të ketë thënë Rama. Ndërkohë që në mbledhjen e djeshme të kryesisë të gjithë anëtarët kanë ndarë të njejtin qëndrim se nuk duhet t'u merret fytyra njerëzve që anancohen për të kandiduar, kur ende nuk është arritur konsensusi. Por ka qënë i ashpër anëtari i kryesisë Braçe në qëndrimin tij, teksa ka kërkuar me insistim një strategji më agresive për çështjen e Presidentit. "Duhet të jemi më agresive për Presidentin. Jemi jashtë loje për presidentin, duhet të hyjmë në lojë. Berisha na ka përjashtuar ndaj duhet të reagojmë fort dhe më me agresivitet politik", mësohet të jetë shprehur Braçe. I cili ka qënë në të njejtën linjë me anëtarët e tjerë të kryesisë se nuk duhet të dilet me emra ndërkohë që PS është tërësisht e mënjanuar dhe për më tepër që nuk ka numrat për të vendosur kreun e ri të shtetit. Ndërkohë që kryetari i PS, Rama ka dalë në një komunikim me median lidhur me vendimet e kryesisë së PS, paraditen e djeshme. Ai ka pohuar se në zgjedhjet e 2013, PS e sheh veten fituese. "PS do të qeverisë Shqipërinë vitin e ardhshëm dhe unë si njeriu që vitin e ardhshëm të kem përgjegjësinë që do qeverisë", tha kreu i PS. Ai deklaroi se ka shumë pak gjëra të cilat ndajnë konsensusin me PD për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. "Shumë pak gjëra e ndajnë opozitën me qevrinë për të hapur dritën në tunelin e një krize që duhet të mbarojë. Kemi mundësi t'i drejtohemi familjes evropiane. Uroj mbështetjen e presidentit të ri konsensual dhe shqiptarët të marrin atë që meritojnë", tha Rama. Ai konfirmoi gatishmërinë e opozitës për arritjen e konsensusit. "Jemi të gatshëm që tani në çdo orë ditën e natë që para raundit të katërt të dalim para shqiptarëve e t'u themi: U arrit marrëveshja e domosdoshme. S'kemi në këtë proces tundim që të çfokusohemi nga qëllimi i madh që mishëron interesin kombëtar. Nëse do ishim shumica, nuk do të ishim ngritur nga tavolina pa i dhënë zgjidhje bashkë me pakicën për këto probleme", tha Rama, duke nënvizuar se është i gatshëm për të pritur çdo ftesë për të gjetur zgjidhjen.
(sg/shqiptarja.com)