Përplasja mes Partisë Demokratike zyrtare vijon për çështjen e vulës. Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Rezart Kthupi tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv se Kryesia vendosi që t’ia marë vulën Gazment Bardhit sepse ky i fundit nuk ka vulosur vendimet e Kryesisë për procesin zgjedhor për kryetarin e ri.

Ai thotë se ky vendim erdhi pasi vula nuk është gjetur në zyrën e Partisë Demokratike dhe u ngarkua përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa për të vulosur vendimet e Kryesisë.

“Vula e PD ka një historik, nuk mund të themi që e ka marrë Bardhi. Për shkak të mungesës së personit përkatës, vula administrohej nga sekretari i përgjithshëm. Në vendimet e kryesisë duhet të protokollohen, vulosen dhe administrohen. Është kërkuar në vijimësi Bardhit që të vulosen, kjo nuk ka ndodhur. Në këto kushte duke qenë se nuk ishim mundësi të vulosnim vendimet e kryesisë, u pa e nevojshme që të zgjidhjes se procesi nuk, mund të ngelet peng. Kryesia mori vendimin dhe ngarkoi sekretarin ligjor, duke qenë se nuk e dimë se ku është vula”, tha Kthupi.

Ndërkohë, anëtari i Këshillit Kombëtar, Përparim Çaça thotë se Bardhi është gardian i stautit të partisë, që sipas tij këtë rol e ka bërë si në luftën me Rithemelimin, por edhe tani që po rikthehet Basha.

"Kali i betejës që ka pasur kjo copëz partie me Rithemelimin ka qenë vetëm Bardhi. Në këto dy vite i vetmi që është përballur në aspektin statutor, duke kundërshtuar mënyrën si do merrte rithemelimi partinë, ka qenë Bardhi. Ku person pa anatemohet nga kjo parti. Bardhi mund të ketë shumë gjynahe, por edhe tani është gardian i statutit. Është skandal të flasësh për vulën, një parti nuk është vula. Nëse ju mendoni se ai s’po bën detyrën shkarkojeni. Por nuk e shkarkoni dot, se në mënyrë perfektë është duke zbatuar statutin", tha Çaça.

Leonard Karaj e cilëson të turpshme tkurrjen e listës së anëtarësisë me 50 mijë anëtarë.

 E turpshme për të hequr 50 mijë anëtar për të zgjedhur Lulzim Bashën kryetar. Të heqësh 50 mijë anëtarë për të zgjedhur atë sozinë e Enver hoxhës.