Java e ardhshme është e rëndësishme për Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Begaj, Kryeministri Rama dhe ministri i ri i Jashtëm Hasani do të jenë në Neë York për takime dhe aktivitete të nivelit të lartë.
Kreu i shtetit, Begaj u nis këtë të diel drejt SHBA, ku do të kryesojë delegacionin shtetëror shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që nis punimet më 20 shtator, ndërsa do të mbajë edhe fjalën e tij.
Gjithashtu, Presidenti Begaj, do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm si dhe pritet të zhvillojë takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në SHBA.
Në OKB, Shqipëria do të drejtojë dy takime të rëndësishme, takimin për bashkëpunimin për shpërndarjen e shpejtë dhe efektive të ndihmave humanitare kudo në botë në kohë krizash, në situata lufte, apo në situata katastrofash natyrore.
Në diskutimin e dytë të rëndësishëm, pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky, për shkak se aktiviteti do t’i dedikohet luftës në Ukrainë, ku pjesëmarrësit do të përfshihen në një debat të hapur.
Shqipëria e mori për herë të parë Presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në periudhën 1 qershor – 30 qershor 2022. Vendi ynë u zgjodh anëtarë e përkohshme e institucionit më të rëndësishëm të sigurisë në glob me votë thuajse unanime nga Asambleja e Përgjithshme për një mandat i cili filloi në janarin e vitit 2022 dhe përfundon në fund të 2023.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.4%
-
Jo
38.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 2244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Raporti i prokurorit Jack Smith: Trump do të dënohej nëse nuk do të ishte zgjedhur president
14 Janar, 08:37
-
‘Giro d’Italia’ nis nga Shqipëria, Rama: Do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 mln shikues
14 Janar, 08:34
-
Ylli Pata: Efekti politik i kundërsulmit total të Edi Ramës
14 Janar, 07:57
-
Lufta në Gaza/ Orë vendimtare për armëpushimin! Biden: Marrëveshja kurrë nuk ka qenë kaq afër
14 Janar, 07:46
-
Elon Musk gati të blejë TikTok, ideja kineze për të shmangur ndalimin në Shtetet e Bashkuara
14 Janar, 07:26
-
Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës
13 Janar, 20:37
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit
13 Janar, 18:15
-
Zbulohet tuneli i karteleve të kokainës mes SHBA dhe Meksikës! I blinduar, 4 metra i gjerë dhe 6 metra i lartë (VIDEO)
13 Janar, 17:36
-
Zyrtarët: Përparim në negociatat për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit
13 Janar, 16:13
Keta e kan mendjen te ikin ne New York ti thua sqaroheni
PërgjigjuSqarojeni, ne Asamble do flase Presidenti, ndersa punimet e KS do t'i drejtoj Kryeministri.
Përgjigju