Kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR: Votim i qetë dhe paqësor

Për kryesuesen e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, zgjedhjet në Shqipëri u mbajtën në një klimë të tensionuar politike që në fund nuk i dha mundësinë votuesit shqiptarë të zgjedhë mes një game alternativash për kryebashkiakët. Në konferencën për mediat ku shfaqi gjetjet paraprake nga grupi i vëzhguesve, Glover tha se pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ata ishin në presion nga të dyja palët. Pozitivja e këtij procesi ishte se votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore.

"Këto janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE/ODIHR vëzhgon në këtë vend. Ne kemi mbërritur si mision që më 23 maj dhe më pas kanë vëzhguesit afatgjatë dhe vëzhguesit afatshkurtër, në total 126. Ne vëzhgojmë të gjithë procesin zgjedhor, dhe ajo që ndodh para ditës së zgjedhjeve është po aq e rëndësishme sa ajo e zgjedhjeve. Ne jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa asnjë axhendë të fshehtë. Ne jemi plotësisht të paanshëm dhe si gjithmonë lëmë faktet të flasin për veten.  Ne nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë ato në bazë të përputhshmërisë së tyre në lidhje me angazhimet OSBE dhe angazhimet e tjera kombëtare ndërkombëtare në lidhje me zgjedhjet. Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoralit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje ndërsa qeveria ishte e vendosur për t'i mbajtur këto zgjedhje pa opozitën. Në këtë klimë të një polarizimi politik zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes subjekteve të ndryshme politike. Në 31 bashki kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtar. Pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin në presion nga të dyja palët. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratës zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e mbajtjeve të këtyre zgjedhjeve. Ajo çka ishte pozitive ishte se votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore", - tha kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR.


Lajmi kryesor:

OSBE/ODIHR kritika për politikën shqiptare: Zgjedhjet janë për votuesit, jo për politikanët (VIDEO)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja