Kryetarët e veriut takim me Nikoliçin

Kryetarët e veriut takim me Nikoliçin
Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliç takon sot në Beograd kryetarët ilegalë të komunave veriore të Mitrovicës, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviç. 

Kërkesa për takim është bërë nga përfaqësuesit e komunave në veri, Krstimir Pantiç, Dragisha Miloviç, Slavisha Ristiç dhe Branko Niniç, si dhe nga kreu i ashtuquajturit rrethi i Mitrovicës, Radenko Nedelkoviç.

Pantiç ka thënë më herët për agjencitë serbe të lajmeve se ai dhe kolegët e tij do të shkojnë te Nikolici për të dëgjuar përgjigjet në pyetjet se çka është marrë vesh me Prishtinën shefi i delegacionit serb në bisedimet ne Bruksel, Borko Stefanovic.

“Duam ta dimë se cilat janë obligimet tona, të neve që udhëheqim qeveritë lokale. Nuk është mirë që qytetarët të dalin në rrugë, që t’iu cenohet siguria, nëse tashmë është arritur ndonjë marrëveshje dhe është nënshkruar në Bruksel, e cila, duhet të zbatohet”, ka thënë Pantic, transmeton Radio Evropa e Lirë.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza