TIRANE- Kryetarët e bashkive nuk do të mund të zgjidhen për më shumë se dy mandate radhazi. Projektligji i ri “Për organizimin dhe funksionimin e pushteteve vendore” kufizon këtë mundësi, duke bërë që pas dy mandatesh, kryetari i bashkisë nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë, pa bërë të paktën një mandat “pushim”. Më pas mund të rizgjidhet përsëri, duke respektuar gjithmonë detyrimin për ndërprerje midis 8 vjetësh.
“Projektligji sanksionon për herë të parë “kufizimin e mandatit” për kryetarët e bashkive në vetëm dy mandate radhazi. Ezaurimi i dy mandateve radhazi nuk do mund të lejojë rikandidimin për mandatin e tretë radhazi, por lejohet rikandidimi vetëm pas kalimit të një mandati në “stol”. Ky mekanizëm në kushtet e një demokracie akoma jo funksionale në Shqipëri, garanton konkurrencë dhe hapje të garës për kandidatura të reja dhe alternative dhe përmirësim të qeverisjes demokratike në nivel lokal”,-thuhet në relacionin që shoqëron projektligjin.
/Shqiptarja.com