TIRANE- Humbja e zgjedhjeve të 21 qershorit tashmë kanë vënë përballë drejtuesit e degëve të Partisë Demorkatike dhe deputetët e ish zyrtarët e kësaj force politike. Pas reagimit të kryetarit të PD-së së Shkodrës Ramiz Çobaj dhe të Durrësit Osman Stafaj, është kryetari i PD-së së Lushnjes që akuzon ish ministrat dhe tashmë deputetët e PD-së se kanë harruar elektoratin nga ku kanë marrë votat. Në një reagim në facebook, kreu i PD-së së Lushnjes, Myslim Murrizi, thekson se arroganca e ish zyrtarëve të PD-së është një nga shkaqet e humbjes.
Reagimi i tij vjen menjëherë pas deklaratave të Jozefina Topallit si dhe Mesila Dodës. “Më habit fakti kur shoh si promotorë ata që kanë marrë mandat në emër të demokratëve dhe kanë 2 vjet që nuk shkelin më në zonat ku janë mandatuar. Janë ata që me arrogancën fodullëkun pazaret dhe mospërfillje të demokratëve në 8 vite qeverisje bënë që PD të dalë në opozitë në 2013 në një rezultat diskriminues. Janë ata që punuan dhe ndanë tendera e bën biznes me oligarkët e sotëm.
/Shqiptarja.com