/ATSH/ .- Kryetarët e degëve të PDK-së, e mbështetën unanimisht Koalicionin e PDK-së me LDK-së, për themelimin e institucioneve.
Në një njoftim për shtyp të PDK-së, të cituar nga KosovaPress, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi mbajti mbledhjen e rregullt me kryetarët e degëve të PDK-së, lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë.
Thaçi i njohu kryetarët e degëve për arritjen e marrëveshjes për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës për themelimin institucioneve të Kosovës.
"Kryetarët e degëve i dhanë përkrahje unanime arritjes së koalicionit ndërmjet dy forcave politike, që garantojnë stabilitet politik dhe perspektivë evropiane për Kosovën", thuhet në komunikatën e PDK-së.