5 policë të plagosur në Veri të Kosovës, kryetarët e zgjedhur të komunave me forca speciale në zyrë! Të shtëna me armë, protesta dhe barrikada! Serbia ngre gatishmërinë luftarake

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka firmosur urdhrin për të kaluar forcat ushtarake sebe në gjendjen më të lartë të gatishmërisë. Menjëherë pas urdhrit të firmosur rreth orës 14:00, ministri i Brendshëm Millosh Vuçeiç bëri me dije se forcat e armatosura serbe janë zhvendosur në drejtim të kufirit me Kosovën.

Ai tha se Serbia është e detyruar të jetë në gatishmëri për të mbrojtur sovranitetin territorial dhe shtoi se qeveria e Kosovës po kërkon të marrë kontrollin në ndërtesat e qeverisjes lokale në komunat me shumicë popullsie serbe.

“Është e qartë se akte terrori po ndërmerren ndaj komunitetit serb në Kosovë”, thuhet në deklaratën e Vuçeiç.

Ndërkohë pas protestave, tashmë serbët kanë vendosur barrikadën e parë në komunën e Leposaviçit. Si pasojë e përplasjeve kanë mbetur të plagosur 5 policë. 

Tensionimi i situatës në veri të Kosovës ka ardhur pas betimit të kryetarëve të rinj të komunave me shumicë serbe të cilët ditën e sotme duhej të nisnin zyrtarisht detyrën. Siç raportohet nga mediat e Kosovës, situata më problematike paraqitet në komunën e Zveçanit ku policia është detyruar të përdorë gaz lotsjelljës për të shpërndarë qytetarët e grumbulluar para ndërtesës komunale. Gjatë tërheqjes së tyre protestuesit kanë djegur një prej veturave të policisë. Sipas njoftimit të policisë së Kosovës deri më tani, 5 efektivë kanë mbetur të plagosur pas përplasjeve të dhunshme me protestuesit.

Kryetarët e rinj të komunave janë futur brenda ndërtesave të qeverisjes lokale të ndihmuar nga forcat speciale të policisë së Kosovës.

Sa i takon reagimeve të politikanëve vendas, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk është pajtuar me vendimin e Kurtit për ndërhyrjen e policisë në veri të vendit duke thënë se situata të tilla nuk shërbejnë aspak për ruajtjen e stabilitetit.

Nga ana tjetër, në Beograd është organizuar një miting i madh nga Aleksandër Vuçiç i cili ka deklaruar se të nesërmen do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare duke shtuar se situatë në Kosovë është më e trazuar se kurrë.

Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u mbajtën më 23 prill, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave nga radhët e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Kjo parti e kundërshtoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet dhe tashmë nuk lejon kryetarët e rinj të nisin detyrat e tyre sipas ligjit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
​Policia e Kosovës: Situata në veri tani është qetësuar, kemi larguar barrikadat

1685110652_tensionetneveritekosoves.JPG

Policia e Kosovës ka dhënë deklaratën me informacionet e fundit nga situata në veri, ku sipas tyre tashmë situata është e qetë. Policia ka njoftuar se mjetet transportuese janë larguar dhe se rrugët janë të lira për qarkullim.

“Policia e Kosovës me qëllim të sigurimit të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, ka marrë masa për largimin e tyre dhe pastrimin e rrugëve në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet kompetente. Mjetet transportuese janë larguar, rrugët janë të lira për qarkullim, përderisa Policia e Kosovës ka angazhuar njësitet e saja për hetime dhe veprime të mëtejme policore.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. “Sikurse në çdo rast, hetimet dhe veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, për rastin e cilësuar si “Cenim i Rendit Kushtetues & Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm & Dëmtim Asgjësim i Pasurisë”. Situata tani është qetësuar, Policia e Kosovës do të vazhdoj angazhimin dhe përkushtimin e saj në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që mund të paraqiten në vend.” – thuhet në përfundim të njoftimit.

Ora 22:58
KFOR: Dënojmë të gjitha aktet e njëanshme që rrezikojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve

1683871728_kfor.JPG

Pas tensioneve në veri të Kosovës, KFOR ka bërë të ditur se janë duke e monitoruar nga afër situatën atje. Në njoftimin e KFOR-it shkruhet se dënojnë të gjithë aktet e njëanshme që rrezikojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. KFOR thotë se prioritet i tyre mbetet sigurimi i një mjedisit të siguritë.

“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës dhe dënon të gjitha aktet e njëanshme që rrezikojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve. Prioriteti i parë i KFOR-it mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurt, në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.” – thuhet në njoftimin e KFOR-it të shkruar në Twitter.

Ora 20:48
Vuçiç organizon miting në Beograd: Nesër mbledhim Këshillin e Sigurisë për situatën në Kosovë! S’ka pasur krizë më të madhe

Presidenti i Serbisë ka përfituar nga rasti dhe tensionet në Kosovë për të organizuar një miting në Beograd pasi firmosi urdhrin për gatishmërinë ushtarake të vendit.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Vuçiç i cili po përpiqet të përdorë situatën për interesat e tij politikë, tha se aksioni i ditës së sotme nga Forcat Speciale të Kosovës duket se ishte i planifikuar dhe si përgjigjie njoftoi mbledhje të Këshillit të Sigurisë ditën e nesërme.

Ai kritikoi edhe shtetet e QUINT-it duke thënë se nëse do të kishin ndërhyrë situata nuk do të kishte shkuar deri në këtë gjendje që është tani.

“Sot, sikur të ishin duke pritur për këtë ditë, për një numër të madh të burrave nga veriu që të vijnë në Beograd, që të sulmojnë ndërtesat komunale në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviç.

Ndërkohë, në tubim mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili pretendoi se Kosova po tenton t’i okupojë komunat serbe me forcë.

Ai madje, deklaroi se “nuk do të dorëzohen për Kosovën”.

“Ne nuk do të dorëzohemi për Kosovën, ne nuk do ta japim Serbinë, fëmijët tanë” – deklaroi ai.

Ora 20:13
Haradinaj distancohet nga politika e ndjekur nga Kurti në veri: Nuk i mbështes eksperimentet që bëhen pa partnerët ndërkombëtarë

Ramush Haradinaj është distancuar nga politika e ndjekur nga Albin Kurti në veri të Kosovës duke thënë se nuk i mbështet eksperimentet e tij që synon t’i realizojë pa partnerët ndërkombëtarë.

“Institucionet e sigurisë të afta për punën e tyre ligjore, por Qeveria totalisht e paaftë në promovimin dhe mbrojtjen e interesit shtetëror të Kosovës. E kam mbështetur Kurtin për bashkërendim me SHBA dhe NATO drejt marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë. Por, nuk mbështes eksperimentet e tij që po synon t’i realizojë pa partnerët ndërkombëtarë.” – ka thënë Haradinaj për Nacionalen.

Ora 17:26
Trazirat në veri të Kosovës, Bislimi: Qytetarët e pakënaqur nuk mund të bllokojnë kryetarët e rinj të komunave që duhet të nisin menjëherë punën

1680770289_bis.jpg

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, duke argumentuar se kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, e kanë detyrim ligjor për të nisur punën e tyre menjëherë.

Ai shtoi se të përzgjedhurit e qytetarëve mund të rrëzohen vetëm me votë dhe nuk mund të pengohen të nisin punën.

“Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs. Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё. Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve, si rregull, rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punës”, ka shkruar Bislimi.

Ora 16:14
Përplasjet e dhunshme me protestuesit serbë në veri të Kosovës, plagosen 5 policë

Pesë policë kanë mbetur të plagosur deri më tani nga përplasja me protestuesit serbë në veri të Kosovës. Ndërsa janë dëmtuar 4 makina, nga të cilat njëra e shkrumbuar totalisht.

Pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore efektivët e lënduar janë kthyer sërish në krye të detyrës.

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në njoftim.

Ndërsa më tej në njoftim policia e Kosovës bën me dije se në afërsi të zonave ku ka pasur protesta të serbëve në Zveçan janë dëgjuar edhe të shtëna me armë por ende nuk dihet vendndodhja e saktë.

Ora 16:07
Protestuesit serbë sulmojnë me gurë ekipin e gazetarëve në veri të Kosovës

Një ekip gazetarësh të Kosovës nga media KohaTV, është sulmuar me gurë nga një grup protestuesish serbë në veri të Kosovës. Si pasojë e sulmeve janë thyer xhamat e automjetit me të cilnin lëviznin gazetarët ndërsa këta të fundit fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime pasi kanë qenë disa metra më larg automjetit kur janë hasur me sulmet e grupit prej 40 protestuesish të maskuar.

Automjeti me të cilin lëviznin gazetarët
Ora 15:22
Pas protestave para komunave në veri, serbët vendosin barrikadën e parë në Leposaviç

Situata në veri të Kosovës është tensionuar në orët e fundit teksa serbët të cilët protestuan para ndërtesave të komunave kanë vendosur barrikadën e parë në Leposaviç. Në videon e publikuar nga mediat e Kosovës, shihet teksa një maune zbraz disa gurë në mes të rrugës për të ndërtuar një bllokadë.

Ndërsa Ilir Peci, kryetari i Zveçanit ndodhet brenda ndërtesës së komunës pavarësisht protestave që po bëhen.

Ora 14:56
Kryetari i Komunës së Zveçanit futet brenda në komunë

1685105840_Capture.JPG

Ilir Peci, kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Zveçanit është futur brenda godinës së komunës, ndonëse në hyrje të saj prej orësh qytetarët e komunitetit serb po protestojnë për të mos e lejuar të futet brenda.

Kryetari i ri është shprehur se është dita e parë e punës së tij dhe është duke e ushtruar funksionin e tij si kryetar në këtë komunë.

Ndërkohë, qytetarët serbë vazhdojnë të grumbullohen duke kundërshtuar praninë e tij në komunë.

Kryetari i ri i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, është betuar dje në shkollën “Isa Boletini”, nga ku premtoi barazi për të gjithë komunitetin e kësaj komune.

Ora 14:38
Digjet makina e policisë në Zveçan, Presidenca e Kosovës fajëson Serbinë: Do të mbani përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin

1685104921_zveani.JPG

Pas të shtënave me armë dhe gaz lotsjellësit, protestat e qytetarëve serbë është përshkallëzuar duke djegur edhe një veturë e Policisë së Kosovës në Zveçan.

Qytetarët serbë po kundërshtojnë hyrjen në objektin e komunës së Kosovës të kryetarit të zgjedhur më 23 prill.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Presidencës së Kosovës Blerim vela ka shkruar në twitter se Serbia është përgjegjëse për përshkallëzimin e protestës.

“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren. Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”, ka shkruar përfaqësuesi i Presidencës së Kosovës.

1685105009_Capture.JPG

 

Ora 14:02
Të shtëna me armë para Komunës së Zveçanit, serbët bllokojnë rrugët  

1685103408_Capture.JPG

Të shtëna me armë janë dëgjuar para objektit të Komunës së Zveçanit, që është bllokuar nga serbët gjatë ditës së sotme në shenjë proteste për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj komune.

Pas të shtënave, disa qytetarë kanë filluar të largohen prej aty, derisa në pamjet e publikuara dëgjohen edhe britma.

Nga Policia e Kosovës ende s’ka ndonjë konfirmim për këtë rast. Pak më herët, Policia tha se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftim.

 

 

Ora 13:57
Foto nga Zubin Potoku, qytetarët serbë janë mbledhur për të ndaluar kryetarin e ri të hyjë në komunë

1685102355_Capture.JPG

Disa qytetarë të komunitetit serb janë mbledhur para objektit të Komunës së Zubin Potokut, për të ndaluar kryetarin e ri të kësaj komune Izmir Zeqiri për të hyrë në objektin e komunës.

Raportohet se serbët në Zubin Potok nuk kanë rënë dakort me zgjedhjen e kryetarit të kësaj komune, ndaj janë mbledhur për të protestuar para godinës së komunës.

Edhe Policia e Kosovës para pak minutash doli me një informacion zyrtar në lidhje me këto zhvillime në veri.

Policia e Kosovës ka konfirmuar angazhimet policore në mbarëvajtje të sigurisë në veri të vendit, dike bërë të ditur se po asistojnë kryetarët e komunave në veri, si në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

1685102451_Capture.JPG

 

K.T./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 27/05/2023 00:56

    Degjojeni Ramut H. Kumbaren e Radojcicit, se si shpreson ta marr pushtetin më fantazma

    Përgjigju
  • Lala: 26/05/2023 17:40

    Meqe serbet e kan per detyre te mbrojne serbet e kosoves edge shqiperie e ka ne kushtetute QE duhet te mbrojne shtetasit e saj.e Duke ditur QE mbi 30% e shqiptareve te kosoves kan passport shqiptare Edge ne na Lind e drejta te nderhyjme .DHE NATO ka per detyre te na asistoje Kur ne mbrojme shtetasit tane.keshtu QE zotin president Si komandant i pergjitjshem i ushtrise mnaj qendrim e flit.mos rri TU gjujt peshk ne divjak

    Përgjigju
  • Arben: 26/05/2023 17:13

    Ambasadori i USA nuk duhet te denoje Kosoven per aksionin e sotem. Kosova po rikthen tokat Dardane te cilat i zaptuan sllavet shekuj me pare. Ka ardhur koha qe shqiptaret te bashkohen ne territoret e Ilirise se dikurshme e kujt nuk do i pelqeje te shkoje atje prej nga e ka prejardhjen!

    Përgjigju
  • Autokton: 26/05/2023 16:20

    Të dashur bashkatdhetarë, shqipëtarë të Kosovës, MOS U STEPNI MË KURRË! Boll me këtë retorikë që këta serbët mund të bëjnë gjithmonë çfarë t'i dojë qejfi dhe shqiptarët duhet të ulin kokën, MJAFT ËSHTË MJAFT! Vetë dolën nga Kuvendi, vetë nuk morrën pjesë në zgjedhje, tani le të hanë m...

    Përgjigju
    • Arbëri: 26/05/2023 20:33

      Të lumt…!!!

    • Alvanosi: 26/05/2023 17:02

      Totalisht e drejtë. Shqiptarë të Kosovës, vllezër, mos u ndalni. Ligjet e Republikës së Kosovës vlejnë edhe për Veriun pavarsisht nëse do apo s'do filoputiniani Vucic. Po e përsëris edhe unë: Vetë dolën nga Kuvendi, vetë nuk morrën pjesë në zgjedhje, tani le të hanë m...

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia