Policia e ka shpallur në kërkim Kryetarin e Forumit Rinor te Partisë Demokratike në Shkodër, Arvit Bushatin në lidhje me organizimin e protestave të paligjshme në bashkëpunim me 15 persona të tjerë, kundër vizitës së Kryeministrit në qytetin e Shkodrës.
Por sot 27-vjeçari ka reaguar me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook. Ku ndër të tjera ai është shprehur se persona të inkriminuar i janë vënë në ndjekje duke u nisur që nga drejtori i Policisë së Shkodrës Alban Çela të cilin e identifikon si kushëri të ministrit Sajmir Tahiri dhe më pas ai shton se: “Refuzoj t’i bindem urdhrave të disa të inkriminuarve të veshur me uniforma policie, të cilët në vend që të ishin pas hekurave janë në pozicione ku provojnë dhe provokojnë”.
Ndërkohë në pjesën mbyllëse të deklaratës së tij ai bën me dije që është në çadrën e vendosur nga PD në bulevard para kryeministrisë. Duke i shpallur sfidë të hapur policisë së shtetit.
Statusi i Arvit Bushatit
Sqarim: Ashtu siç ka ndodhur me gjyshin tim, ashtu siç ndodhi me tim atë, ashtu edhe unë, kam zgjedhur të përballem sepse në Shqipëri ka pasur gjithmonë një klasë njerëzish me pikëpamje të majta që ndiqnin dhe persekutonin një klase tjetër njerëzish në lidhje me bindjet e tyre politike.
Është luftë klasash. Për të gjithë miqtë e mi, kjo situatë po zhvillohet për herë të dytë.
Radhën e parë, pas një marshimi që organizuam së bashku me të rinjtë e FRPD Shkodër, në darkë Policia e Shtetit trokiti në derë, justifikimi ishte për një kontroll banese dhe urdhri ishte dhënë me "gojë" nga eprorët.
Kontrolli në banesë dhe shoqërimi i të akuzuarit bëhet vetëm me urdhër prokurori apo vendim gjykate, por për të dytën herë radhazi, këto pseudo-drejtues urdhërojnë vartësit e tyre në kundërshtim me ligjin dhe me urdhër nga telefoni, të veprojnë duke thyer ligjin dhe t’i përdorin këto kontrolle si formë presioni.
Historia është më e gjatë.
Është e pastër si drita e diellit, ku 5% të punonjësve të Policisë se Shtetit, në përgjithësi drejtuesit e saj, janë të implikuar thellë me krimin në Shqipëri.
Alban Çela, Drejtor i Policisë së qarkut Shkodër, për të gjithë shqiptarët njihet gjerësisht si kushëriri i Sajmir Tahirit por jo vetëm, ai njihet edhe për sherrin me grushta me kolegët e tij kur ishte drejtor policie në qarkun e Kukësit, por edhe për dyshimet për implikimin e tij në magazinën e cila u zbulua në fillim të nëntorit me 5.2 ton lëndë narkotike në Mirditë.
Pas gjithë këtyre sukseseve, vëllai i madh i tij (Sajmiri Tahiri), vendosi ta sillte kushëririn e tij drejtues në Shkodër, si të besuarin e tij për t'ju bërë presion shkodranëve .
Alfred Cenaj, me detyrë shef i komisariatit të Shkodrës, përflitet gjerësisht edhe në radhët e policisë si një sekser, është masha e cila është në përdorim të kryepolicit të Shkodrës.
Pra miq, janë Albani dhe Alfredi ata që ju rren mendja se intimidojnë shkodranët dhe rininë e Shkodrës duke provuar që në keqpërdorim të atributeve që ju jep ligji të bëjnë presion mbi qytetaret e lirë.
Kam dhjetë vjet anëtar aktiv i FRPD të Shkodrës, kam një vit kryetar i këtij forumi. Jam betuar që në krye të herës, duke marrë edhe votëbesimin, që struktura që unë drejtoj do dalë në një nivel të ri politik sepse nuk i shkon askujt më shumë sesa rinisë shkodrane të bëjë diferencën në këtë vend.
Jam përfaqësues dhe zëri i atyre të cilët janë prekur nga kjo qeveri dhe politikat e këtij kryeministri, përfaqësoj edhe ata të rinj që për hatër të idealit dhe duke brohoritur "Liri Demokraci" dhanë jetën.
Protesta e datës 1, u organizua ne çastet e fundit, siç duket ekipi shoqërues e ndjente që do kishte reagime nga shkodranët.
Përfundimisht orarin e saktë të takimit e mesuam rreth 30 minuta përpara takimit, sepse na lajmëroi një anëtar i forumit i një prej gjimnazeve të qytetit.
Në shkollën e tyre kishin shkuar dhe kishin marrë me liste një grup maturantësh të cilët do ishin në takim me kryeministrin.
Në Shkodër fatmirësisht nuk është e vështirë që edhe për disa minuta të organizosh një grup studentësh për të dalë dhe për të protestuar përballë Edi Ramës dhe asaj çfarë përfaqëson ai. U organizuam në mënyrë të tille që punonjësit e gardës, policia, por edhe civilët që ishin derdhur lumë në qytet mos të na vinin re. Pasi shumica arritën të kalonin kordonin e policisë, u mblodhëm disa metra larg rektoratit.
Shume prekës ishte momenti ku rastësisht një grua ne moshe të thyer pasi na kishte dëgjuar duke brohoritur "Rama ik" me vjen në krah dhe bashkë me ne çon lart dy gishtat, teksa i drejtohem dhe e shoh me habi , sillet duke me thënë: "Ma detyroi djalin e vetëm me marr rrugët e Gjermanisë ky qen", dhe pa mbaru fjalën i shpëtojnë lotët.
Ky është momenti kur fillon përballja me policinë vetëm sepse ne vendosëm që siç ishim grup dhe në mënyrë paqësore të kalonim në rrugën përballë rektoratit .
Për çudi historia përsëritet në vendin tonë, e gjithë ngjarja ndodhi pikërisht në sheshin ku ra dëshmor Arben Broci me shokë.
Edi dhe Sajmiri si dhe ithtarët e tyre në Shkodër, Albani dhe Alfredi ngatërrohen dhe kujtojnë se presionin mund ta përdorin përballë shkodranëve.
Mua dhe shokëve të mi aspak nuk na shkon ndër mend t’i bëjmë karshillëk policisë se vendit tonë, por jemi fort të bindur që kemi aq fuqi t’i dalim përballë dhe të mundim atë 5 % të policeve të korruptuar të cilët në vend që të merren me problemet reale që shqetësojnë qytetaret shkodranë dhe shqiptarë, bëhen vegla të këqija të politikës së mbrapshtë që po na drejton.
Refuzoj t’i bindem urdhrave të disa të inkriminuarëve të veshur me unifoma policie, te cilët në vend që të ishin pas hekurave janë në pozicione ku provojnë dhe provokojnë, duke dashur të luajnë me fatet e vendit, duke u bërë cenim për demokracinë. Falenderoj të gjithë ata bashkëpunëtorë që na u bashkuan në protestë, të gjithë së bashku do ja dalim.
Krenar për FRPD Shkodër !!!
P.S: Një shpjegim kam për ato që janë kurioz se ku jam :”Që me datë 18, jam bashkuar Çadrës së lirisë. Gjatë gjithë ditës jam aty, ku së bashku edhe me grupe dhe studentë që vijnë nga Shkodra takojmë njerëz dhe bisedojmë me miqtë tanë demokratë por jo vetëm. Vetëm për ndonjë çast të shkurtër mund të shkëputem për kafe në ambientet përreth.
Meqenëse e keni të pamundur, për mungesë vullneti dhe dëshirë, punën tuaj ta realizoni me ato individë që me të vërtetë përbëjnë rrezik për shoqërinë, në rast se keni kurajon, tek çadra më gjeni.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com