Shkarkimet nga Vettingu/ Zaganjori urdhër për zhbllokimin e ngërçit në Gjykatën e Lartë

Shkarkimet nga Vettingu/ Zaganjori urdhër për zhbllokimin e ngërçit në Gjykatën e Lartë

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori

TIRANE-Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ka nxjerrë një urdhër për gjyqtarët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Urdhri është firmosur nga Zaganjori me qëllim zhbllokimin e ngërçit të krijuar në gjykatë si pasojë e shkarkimit të gjyqtarëve nga Komisioni i Vettingut.

Zaganjori urdhëron që gjyqtarët e shkarkuar të mos marrin pjesë në shqyrtimin dhe gjykimin e çështjeve në dhomë këshillimi deri në një vendim përfundimtar nga Kolegji i Apelimit.  Ndërsa çështjet me afat gjykimi të menjëhershëm në të cilat gjyqtari i shkarkuar është caktuar relator duhet të rihidhen në short. Përsa i përket dosjeve ku gjyqtari i shkarkuar është pjesë e trupit gjykues do të gjykohet nga gjyqtarë të gatshëm.

Gjykata e Lartë aktualisht ka vetëm 7 nga 19 gjyqtarë që duhet të ketë, ndërsa në ditët e fundit janë shkarkuar 3, Tom Ndreca, Zeneli dhe Thanza. Nesër para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalë vetë kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Gjykata e Lartë po shkon drejt rrugës së Kushtetueses, e cila prej disa muajsh është e bllokuar, pasi u shkri nga Komisioni i Vettingut.

Urdhri i kryetarit te Gjykates se Larte

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 20/07/2018 09:01

    Ky zagarinjo është më i koruptuarri i drejtësis Shqiptare që ka bër padrejtësi për Shqiptarët . Ky është hajdut e i korruptuar deri në palc ky duhet futur në burg .

    Përgjigju

  • Luli: 20/07/2018 07:16

    Ku ka te drejte te nxjerri urdhera ky palo Kryetar gjykate Ketij ti merret pasuria dhe ti kthehet popullit Ky me pranga

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja