Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të zhvillojë një vizitë sot në Tiranë, ku do të takohet me drejtues të lartë të institucioneve të vendit.

Sipas Agjencisë KosovaPress, Ahmeti do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi midis Komunës së Prishtinës dhe institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, në këto takime pritet të diskutohen zhvillimet lidhur me situatën politike në vend e rajon.

Kryetari i komunës së Prishtinës, do të mbajë edhe një fjalë rasti në Universitetin Evropian të Tiranës.

ATSH