PRISHTINË, 22 Shkurt/ATSH/.-Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, mbërrin në Prishtinë, për vizitë zyrtare, gjatë së cilës nesër në mëngjes do pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.
Pas nënshkrimit të kryetarit të Parlamentit të Suedisë në librin e përshtypjeve dhe  takimit me kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës dy kryeparlamentarët mbajnë  konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, do të pritet në takime të veçanta edhe nga drejtues të disa komisioneve parlamentare e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës./b.j/ f.n/